Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 1 NGA 25

Përgatit udhën


Adventi mund të bëjë për ne atë që Gjon Pagëzori bëri për Izraelin. Mos lejo që Krishtlindja të të gjejë të papërgatitur, frymërisht të papërgatitur. Gëzimi dhe ndikimi i saj do të jetë shumë herë më i madh, nëse je gati!


Që të jesh i përgatitur...


Së pari, medito për faktin që kemi nevojë për një Shpëtimtar. Krishtlindja na padit, para se të na bëhet kënaqësi. “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti” (Luka 2:11). Nëse s'ke nevojë për një Shpëtimtar, s'ke nevojë për Krishtlindjen. 


Ajo nuk do të ketë efektin e saj të caktuar derisa ta ndiejmë thellësisht nevojën për një Shpëtimtar. Lejoji këto meditime të shkurtra për Adventin të të ndihmojnë që brenda teje të rizgjohet ndjesia e hidhur dhe njëkohësisht e ëmbël e nevojës për Shpëtimtarin.


Së dyti, përfshihu në një vetëshqyrtim të sinqertë. Periudha e pritjes së Adventit është pak a shumë siç është Kreshma për Pashkën. 


“Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time!/Më provo dhe njihi mendimet e mia!/Dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe/dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.” (Psalmi 139:23-24). 


Çdo zemër le të bëjë vend për Krishtin... duke e pastruar shtëpinë.


Së treti, krijo një pritje dhe ngazëllim që ka Perëndinë në qendër të shtëpisë tuaj–në mënyrë të veçantë te fëmijët. Nëse ju jeni të ngazëlluar për Krishtin, do të jenë edhe ata. 


Nëse mund ta bëni Krishtlindjen ngazëlluese vetëm me gjëra materiale, si do të fitojnë fëmijët një etje për Perëndinë? Vëre në punë imagjinatën që ta besh të dukshme mrekullinë e ardhjes së Mbretit për fëmijët.


Së katërti, kalo shumë kohë me Shkrimet dhe mëso përmendësh pjesë të rëndësishme! “A nuk është fjala ime si zjarri?”, thotë Zoti (Jeremia 23:29). Mblidhuni rreth atij zjarri këtë stinë të Adventit. 


Është ngrohtë, shkëlqen ngjyrat e hirit, është shërim për një mijë lëndime dhe dritë për netët e errëta.




Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë