Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Parzmorja e ZotitShembull

The Armor of God

DITA 3 NGA 5

Një ushtar romak “i lidh ijët e tij” me diçka më të ngjashme me një brez sesa një rrip. (Një brez burrëror, jam i sigurt.) Shumica e studiuesve janë dakort se më shumë se çdo pjesë tjetër e veshjes ose pajisjes së ushtarit, ky brez—me dekorin e tij të ndërlikuar dhe togzat e përpunuara mirë—bëjnë të dallohet një ushtar nga një civil. Nuk ishte ndonjë aksesor opsional, dytësor, si lloji që ti ose unë mund të shtojmë në një veshje. Ishte një pikë qendrore strategjike, kryesore e veshjes së tij. Mendo për ato mbajtëse të gjera të mesit që punëtorët e UPS® dhe FedEx® mbajnë rreth belit, kur mbajnë pako të rënda.



Brezi i fortë dhe prej lëkure i ushtarit romak, ishte krijuar që të arrinte rreth bustit dhe për të siguruar mbështetjen thelbësore ndërsa ai kryente lëvizjet e shpejta, të kërkuara të luftës. E vërteta, është mbështetja jote. Ajo të siguron mbështetjen thelbësore që të nevojitet kur je në mes të luftës shpirtërore.



Mos harro, pajisja kryesore e armikut është mashtrimi. Ai i jep nuanca realitetit me ngjyra tërheqëse dhe ngashënjyese, duke na joshur larg parimeve bardh e zi. Ai përhap fantazitë, duke bërë që gjërat e përkohshme dhe të parëndësishme të shfaqen disi tepër të vlefshme dhe të favorshme.



Paketimi i tij është aq i zgjuar sa që nëse nuk e dimë se çfarë është e vërtetë—dua të them ta dimë me të vërtetë, ta njohim atë në thelbin tonë—ne biem lehtë pre e dredhive të tij.



E vërteta—të cilën në thelb mund ta përcaktojmë si mendimin e Zotit për çdo çështje—është standardi ynë. E vërteta është, kush është Zoti dhe çfarë Ai thotë se është, e cila është e përmbledhur më së miri për ne brenda Personit të Jezu Krishtit. E vërteta e Zotit. E vërteta biblike. Pa besnikëri konkrete dhe pohim me këtë të vërtetë—me të vërtetën reale—ti ke mbetur i dobët dhe i ndjeshëm ndaj gjërave që mund të duken të mira dhe të drejta, por në të vërtetë nuk janë kështu. Por me standardin e së vërtetës në vend, ti mund të rregullosh gjithçka tjetër në jetën tënde—ambiciet, zgjedhjet dhe ndjenjat e tua; mendjen, vullnetin dhe emocionet e tua—derisa të gjitha të rreshtohen në mënyrë korrekte. Kur në brëndësi je i fortë, i qëndrueshëm, i mbështetur mirë, nuk mund të humbësh drejtimin me lehtësi nga gënjeshtrat e mençura të armikut. Mbështille veten me brezin e të vërtetës dhe qëndro në mbrojtje nga fjala "shko".



Prova e vërtetë do të vijë kur idealet dhe filozofitë e kulturës sonë të kthehen në drejtim të kundërt, dhe megjithatë ne zgjedhim të qëndrojmë të fortë dhe të vendosur mbi standardin e pandryshueshëm të Zotit. Ka ardhur koha për ne që të jemi gra të lidhura deri në brez me të vërtetën.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

The Armor of God

Gjatë gjithë ditës, çdo ditë, një luftë e padukshme zhvillohet rreth teje—e padukshme, e padëgjuar, por që ndihet në çdo aspekt të jetës tënde. Një armik i devotshëm, djallëzor kërkon të bëjë kërdinë në gjithçka që ka rë...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Priscilla Shirer dhe LifeWay Christian Resources që bën të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: www.lifeway.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë