Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 24 NGA 31

Një ditë, gjatë kolegjit, pata një takim shumë frikësues me dekanin e universitetit të Krishterë që ndiqja. Kisha kërkuar të ndryshoja fushën time më vonë në karrierën time në kolegj, dhe ky njeri i madh dëshironte të sigurohej që unë e dija ndikimin, që mund të kishte kjo në aftësinë time për t'u diplomuar në kohë. Sekretaria i tij më telefonoi në dhomën time të konviktit dhe më njoftoi për ditën dhe orën e takimit.

Ndërsa ecja deri në katin e gjashtë të ndërtesës akademike, goja ime ishte tharë, u sëmura nga stomaku dhe gjunjët po më dridheshin fuqishëm. Çfarë po mendoja?! Si ja lejova vetes të merrja një vendim aq të pamend, sa që dekani po më thërriste në zyrën e tij personale?!

Kur arrita në zonën e izoluar të ndërtesës ku punonte ky burrë i madh, sekretaria i tij më shoqëroi në zyrën e tij prestigjioze. Ajo më njoftoi se ai do të vinte shpejt dhe unë mund të ulesha.

Ndërsa vështroja zyrën e tij atë ditë, pashë certifikata dhe diploma nga disa nga institucionet më të famshme të mësimit të lartë të kohës. Ai kishte fituar më shumë arritje akademike në gjithë jetën e tij sesa e gjithë familja ime, përfshirë hallat, xhaxhallarët dhe kushërinjtë!

Por fotografia në kornizë që më tërhoqi vëmendjen më shumë nuk ishte një diplomë dhe as një çertifikatë. Nuk ishte një fotografi e dekanit duke shtrënguar dorën me një politikan ose studiues. Fotografia që dërgoi një drithërim në thellësi të zemrës time ishte një fotografi e Jezusit … me kokën e Tij të hedhur mbrapa duke qeshur dhe një buzëqeshje ngjitëse u përhap nga veshi në vesh. Nën këtë fotografi ishte shkrimi, "Zoti yt gëzohet për ty!"

A e kupton që gëzimi është një nga vetit kryesore të Vetë Perëndisë? Gëzimi është një pjesë përbërëse e karakterit të Zotit. Ekziston një kënaqësi e thellë në gjithçka që Ai bën dhe një entuziazëm i vërtetë në gjithçka që merr përsipër.

Çfarë është ajo që e bën Zotin të mbushet me gëzim? Përgjigja do të të mbushë plot me nderim ... ti je ajo që e mbush me gëzim Zotin e universit! Zoti gëzohet për ty ashtu si një dhëndër i ri gëzohet për nusen e tij të çmuar.

Zoti është aq i lumtur që ka një marrëdhënie me ty, saqë Ai është gjetur duke kënduar mbi ty!

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com