Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Cili Është Kuptimi i Pashkës?Shembull

What Is Easter All About?

DITA 1 NGA 6

E Gjitha Filloi Kur ...



A e di se të gjithë mendimtarët e mëdhenj të Krishterë (por gjithashtu dhe ata që janë jashtë Krishtërimit) bien dakord, që Pashka është dita e vetme dhe më e rëndësishme për të Krishterët? Është e vërtetë! A e di pse?



Epo, që të dish se pse është kaq e rëndësishme, të duhet të dish diçka më shumë rreth saj. Shiko këtë video nga një mik i mirë i programit The Loop Show, Jason. Ai do të të çojë pikërishisht në fillim të historisë.





Perëndia kishte plane të tjera! Cilat ishin ato? Duhet të vazhdosh leximin për ta zbuluar. Jason, do të rikthehet për të treguar pak më shumë për historinë e Pashkës—dhe pak më shumë edhe për historinë e tij. Gjatë pesë ditëve në vazhdim, do të mësosh se cili është kuptimi i Pashkës. Do të mësosh se çfarë kuptimi ka për ty. Dhe do të mësosh, se si mund t’i bashkohesh historisë së mrekullueshme të Perëndisë!



Për sot, mbaj mend pjesën e parë se çfarë tha Jason. Fare thjesht, ai tha:



Në fillim, Perëndia ishte bashkë në një bashkësi të mrekullueshme që përbëhej nga Perëndia Atë, Perëndia Bir dhe Perëndia Shpirit i Shenjtë. Është e vështirë për ta imagjinuar, por ne e dimë që kjo ishte shumë e mirë—aq e mirë, sa Perëndia donte ta ndante këtë bashkësi, me një krijesë që mund të zgjidhte ta donte Atë dhe të jetonte me Të nëse do e dëshironte. Dhe kështu ai krijoi qënien njerëzore!



Pyete veten: Çfarë pyetjesh kam unë rreth Pashkës? Pasi të kem përfunduar këtë plan leximi, mund të kem ende pyetje rreth Pashkës. Kujt mund ti bëj ndonjë pyetje, që mund të kem pasi të kem mbaruar? Kë mund të ftoj që të lexojë këtë plan me mua?



Lutu: Perëndi, faleminderit për mënyrën se si Ti na do. Faleminderit që ke krijuar një botë të bukur. Faleminderit që ke vendosur njerëz të mrekullushëm në jetën time. Na ndihmo, që të kujdesemi siç duhet për botën që Ti ke krijuar dhe për njëri tjetrin. Na ndihmo, që t’i duam të tjerët ashtu si Ti na do ne. Në emrin e Jezusit, Amen .


Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

What Is Easter All About?

Dikur, një njeri parashikoi vdekjen e Tij. Ai madje parashikoi që do të qëndronte i vdekur për 3 ditë. Dhe Ai kishte të drejtë! Vdekja dhe ringjallja e Jezusit, janë të vërtetat mahnitëse të historisë së Pashkës. Të Kris...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë