Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët KrizaveShembull

Not Afraid: How Christians Can Respond to Crises

DITA 1 NGA 5


Si të Krishterë, si duhet të reagojmë përballë një krize?



Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vëmë në dyshim besimin tonë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi, me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit.



Pra, çfarë mund të bëjmë ne si të Krishterë në përgjigje të fatkeqësive natyrore, pandemive, apo ndonjë panjohjeje tjetër të frikshme me të cilën përballemi?



Së pari, kujtojmë se kjo botë nuk është shtëpia jonë. Shkrimi i Shenjtë na kujton se kjo botë, është e përkohshme - është thjesht një avull. A do të thotë kjo se ne thjesht shëtisim pa u shqetësuar nga ajo që po ndodh rreth nesh? Sigurisht që jo! Ne nuk duhet të jemi të konformuar me botën, por ne duhet ta duam botën.



Përgjigja jonë në zgjimin e rrezikut ose pasigurisë, nuk është të injorojmë dhimbjen, por të tërheqim njerëzit drejt paqes së Zotit.



Ne gjithashtu, na kujtohet në Shkrimin e Shenjtë se nuk jetojmë si ata që nuk kanë shpresë. Për shkak se ne e dimë se çfarë bëri Jezusi për ne, mund të jemi të sigurt duke ditur, që Ai është gjithmonë me ne. Pra, kur godet katastrofa, ne nuk jemi të tronditur sepse e dimë që nuk jemi braktisur.



Ti mund të kesh pyetje, se si një Zot i mirë, mund të lejojë që gjëra të tmerrshme të ndodhin në këtë botë. Dhe është në rregull ta bëjmë këtë pyetje. Zoti nuk i shmang pyetjet tona; Ai na fton tek vetja.



E vërteta është, Jezusi kurrë nuk i premtoi askujt prej nesh një jetë pa dhimbje. Përkundrazi, Jezusi na premtoi se kjo botë do të sjellë mundime. Do të sjellë disa pasiguri. Por ne ende mund të kemi shpresë, sepse kjo botë nuk është destinacioni ynë përfundimtar. Ja çfarë tha Jezusi për këtë:



"Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua . Në botë do të keni mundime. Por merrni zemër! Unë e munda botën.” Gjoni 16:33 ALBB



A e kape nga vjen paqja? Jezusi, është i vetmi vend, ku mund të gjejmë një paqe që nuk ndryshon, pavarësisht se me cilat probleme përballemi. Dhe për shkak të asaj që Jezusi ka bërë për ne, ne mund të inkurajohemi, sepse e dimë se si përfundon historia. Një ditë, Zoti do t'i bëjë të gjitha padrejtësitë të drejta.



Pra, kur sot duket e pasigurt, mbaj mend se në Krishtin, ne kemi një shpresë të palëkundshme, që nuk ndryshon bazuar në rrethanat tona të tanishme. Gjatë ditëve të ardhshme, ne do të flasim për disa perspektiva të tjera, që mund të kemi dhe gjëra praktike që mund të bëjmë, për të ndarë dashurinë e Jezusit, kur godet tragjedia.



Lutu: Zot, unë vij te ti sot me frikë nga _____. Zot, unë e di që ti nuk je i befasuar nga asgjë që po ndodh, kështu që unë të kërkoj, që ta zëvendësosh frikën time me besim. Më ndihmo të ndiej paqen dhe praninë tënde sot në mënyra të prekshme, të papritura, kështu që të mund të ndaj shpresën që kam tek Ty, me të tjerët. Faleminderit që nuk më lë kurrë dhe për premtimin se do të jesh gjithmonë me mua. Në emrin e Jezusit, amen.



Dita 2

Rreth këtij plani

Not Afraid: How Christians Can Respond to Crises

Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë