Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

AntiVirus: Si Të Përballosh Këto Ditë Pa FrikëShembull

AntiVirus: How To Face These Days Without Fear

DITA 2 NGA 3

Kur e gjeta veten në një grabitje me armë me vajzën time të shtrirë pranë meje, frika nisi një sulm tërësor në jetën time. Frika mund të shpërthejë në një vendngjarje ose të rritet ngadalë në jetën e dikujt. Me Koronavirusin, ajo u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. Ti mund të ndihesh vetëm ose në ankth, por merr zemër, nuk ke pse të kesh frikë nga lajmet e këqija sepse besimi yt është te Zoti.

Ka disa gjëra që mund të bësh në jetën tënde që mund të bëjnë të gjithë ndryshimin. Kur lexoj Psalmin 91, shpesh imagjinoj veten nën këto krahë të mëdha. Në atë vend, unë jam e sigurt, dhe atje Zoti siguron për mua. Ai më ofron mençuri, zgjuarsi, prehje dhe mbrojtje. Si mund të qëndrosh në Zotin sot dhe të zbatosh mirëkuptimin që Ai siguron?

Një nga vargjet e mia të preferuara në të gjithë Shkrimin e Shenjtë është 2 Timoteut 1:7.

Këtu, pjesa e fundit e vargut na kujton se Zoti na ka dhënë një mendje të shëndoshë. Në disa versione, thotë se Ai na ka dhënë një shpirt të vetë-disiplinës. Në greqisht, përkthimi është ‘ sōphronismou ”. Kuptimi i kësaj fjale përçon mendimet e vetëkontrollit, vetë-disiplinës, gjykimit të shëndoshë, dhe maturisë. Na çon në imazhin e të qenit të sigurt në mëndje dhe të veprojmë vullnetin e Zotit siç duhet, duke bërë atë që Ai e quan arsyetim ose mentalitet të shëndoshë. Kjo do të thotë të mendosh në mënyrë të plotë dhe të qartë dhe të marrësh vendime të mençura.

Ti mund të zgjedhësh të mos i nënshtrohesh frikës, të lexosh lajme nga burime të besueshme, dhe të lutesh.

Kur lexon fragmentet në devocionalin e sotëm, bëji vetes këto pyetje: Çfarë më thotë kjo për Perëndinë dhe si mund ta zbatoj këtë në jetën time? Çfarë po më thotë Ai mua?

Rreth këtij plani

AntiVirus: How To Face These Days Without Fear

Është e mundur të jetosh pa frikë, në mes të informacionit të shumtë të mediave dhe pasigurisë. Në këtë devocional, Mandi Hart zbulon frikën që mund të pengojë jetën tënde dhe pastaj të fton të përqafosh një perspektivë të shëndetshme në këto ditë sfiduese.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Mandi Hart që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://mandihart.net/