Informacion rreth planit
Të Vendosësh Qëllime të Perëndishme Shembull
Në kohën kur u shkrua ungjilli sipas Lukës, tagrambledhësit ishin sinonim me pandershmërinë. Ata e siguruan jetën, duke e shtuar totalin që i takonte dikujt për të paguar takstat dhe atë që mbetej e fusnin në xhep. Dhe duke u bazuar në stilin luksoz të jetës së tyre dhe reputacionit të dobët me njerëzit, mund të nxjerrim përfundimin, se ata morën sa më shumë para të mundeshin.
Udhëzimet e Gjonit për tagrambledhësit, nuk ishin vetëm që ata ta bënin punën e tyre mirë("bëj atë që jeni urdhëruar"
Shumë herë ne e lidhim të punuarit "mirë" me përfitimet tona, bonuset, promocionet, njohjen në punë, etj.
Por të punuarit mirë nga një perspektivë e Perëndishme, do të thotë, se duhet ta bëjmë punën që na është dhënë—por duhet ta bëjmë, në mënyrë që të përqëndrohemi për të mirën e atyre që jemi duke shërbyer—jo për përfitimet tona.
Udhëzimet e Gjonit qëndrojnë edhe për ne gjithashtu, ne duhet ta bëjmë punën tonë mirë dhe në mënyrë të drejtë.
Ndërsa mendojmë për vendosjen e qëllimeve, duhet të mbajmë mend, se më shumë sesa të arrijmë rezultatet e dëshiruara, ka rendësi mënyra se si arrijmë atje.
Në faqen SheworksHisWay.com ne e themi gjithmonë:se mënyra si punojmëështë shpesh mundësia jonë më madhe për shërbesë, jo thjesht detyra në fjalë.
Mendo për mënyrat si mund të jesh kundër-kulturës në punën tënde dhe bëje atë:
Promovo konkurrencën tënde.
Refuzo të ekzagjerosh nëse nuk e arrin qëllimin.
Lutu për armikun tënd.
Korrigjo gabimet e tua në vend që t'i mbulosh ato.
Ki besim se Perëndia do ta nderojë punën e bërë, sipas mënyrës së Tij.
Perëndi, ripërtri mendjen tonë të shohim punën tonë, ashtu siç e sheh Ti. Na ndihmo të refuzojmë të shohim vetëm detyrën dhe të humbasim mundësinë që Ti na jep në çdo hap. Pavarësisht së çfarë mund të jetë "standardi i industrisë" në fushën tonë profesionale, Perëndi, na mbaj sipas standardit Tënd. Të duam dhe besojmë tek Ti. Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Qëllimet janë të mira, për sa kohë ato na çojnë në drejtimin e Perëndisë. Në qoftë se po mendon të vendosësh disa qëllime për veten tënde, përdor këtë plan si një udhëzues për t'u siguruar që ajo për të cilën je duke pun...
More