Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Si të Fillosh të Lexosh BiblënShembull

How to Start Reading the Bible

DITA 3 NGA 4

Zbatimi i të Vërtetave Biblike në Jetën Tënde



Mos bjer në grackën e studimit të Biblës pa bërë atë që thotë ajo. - Francis Chan



Siç kemi thënë, leximi i Shkrimit të Shenjtë është thelbësor për intimitetin tonë me Krishtin. Por vetëm leximi dhe mësimi i disa informacioneve themelore, pa bërë asgjë me ato njohuri, do të na çojnë vetëm deri diku. Kjo është arsyeja, pse ne duhet të zbatojmë atë që kemi lexuar dhe mësuar, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të rritemi si ndjekës të Krishtit.



Fjala e Zotit është arma jonë. Është e gjallë, vepruese, dhe më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe. Dhe kur fshehim Fjalën e Zotit në zemrën tonë, ajo jo vetëm që na ndihmon të qëndrojmë larg mëkatit, por gjithashtu na ndihmon të bëjmë betejë me forcat e së keqes. Ne kemi një armik dhe gjëja e fundit që ai dëshiron të bëjmë, është t'i besojmë Zotit dhe Biblës. Armiku ynë shpirtëror, po mbështetet tek ne që të injorojmë atë që kemi mësuar.



Por një nga gjërat më të fuqishme që mund të mësojmë nga Bibla, është kush jemi në Krishtin dhe si t'i zbatojmë ato të vërteta në jetën tonë. Më poshtë janë disa gënjeshtra të zakonshme, që ne të gjithë kemi besuar dhe zgjidhja për t'i kapërcyer ato:



Gënjeshtra që Besojmë --Unë jam një dështim dhe nuk mund të bëj asgjë mirë.

Zbatimi i së Vërtetës së Zotit
-- Unë mund të mundohem, por unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon (Filipianëve 4:13).



Gënjeshtra që Besojmë - Çfarë lloj Zoti do të linte të ndodhte kjo gjë në jetën time?

Zbatimi i së Vërtetës së Zotit - Unë e di se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë, për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.(Romakëve 8:28)



Gënjeshtra që Ne Besojmë - Unë do të jem gjithmonë kështu.

Zbatimi i së Vërtetës së Zotit - Unë mund të ndryshoj sepse jam në Krishtin. Natyra ime e vjetër është zhdukur dhe e reja është këtu! (2 Korintasve 5:17)



Mendo për gënjeshtrat që ke besuar. Është e natyrshme dhe sinqerishtmë e lehtë të argëtosh gënjeshtrat, sepse ato janë bërë praktikisht një pjesë e jona. Por, kjo nuk është më e mira e Zotit. Pasi t’i njohësh ato gënjeshtra, je në gjysmë të rrugës për në fitore. Ai na e dha Fjalën e Tij në mënyrë që ne ta dimë të vërtetën, sepse ështëe vërteta e Tijajo që na çliron.



Le të fillojmë së jetuari më shumë si pushtuesit që jemi dhe të zbatojmë fuqinë jetëdhënëse, shpresëdhënëse dhe djallë-shkelmuese që na është dhënë nga Fjala e Zotit.



Reflekto




  • A i zbaton ato që lexon në Bibël? Apo lejon që dialogu yt i brendshëm të marrë pushtet dhe të grabisë aftësinë për ta zbatuar atë?

  • Cila është sfida më e vështirë me të cilën po përballesh tani? Kalo ca kohë duke kërkuar Biblën për vargje, që do të të ndihmojnë të zbatosh të vërtetën e Zotit, në mënyrë që të ecësh në fitore.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

How to Start Reading the Bible

Dua të flas hapur: ne e dimë se është një ide e mirë të lexojmë Biblën, por është shumë e vështirë të dimë edhe se nga ta fillojmë. Gjatë katër ditëve të ardhshme, do të mësojmë se pse është e rëndësishme Bibla, si të fi...

More

Ky Plan Biblik origjinal u krijua dhe u bë i mundur nga YouVersion.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë