Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Gjetja e Kohës Për Pushim Shembull

Making Time To Rest

DITA 3 NGA 5

Përtërije Mendjen Duke Mbajtur Ditar.



Çfarëdo që të mendosh rritet. Mos u përqendro në atë që po kalon. Përqendrohu në ato që do të bësh! - Dr. Caroline Leaf



Në ditën e 2-të, mësuam një mënyrë për të pushuar duke medituar në Fjalën e Zotit në mënyrë që veprimet tona të përputhen me të vërtetat e Tij. Ka shumë mënyra për ta lejuar Shkrimin e Shenjtë të depërtojë në shpirtrat tanë. E vërteta e Tij do të derdhet mbi mendjet tona me kuptimin e plotë të fjalës dhe ne do të fillojmë t'i shohim gjërat ndryshe. Ndërsa meditojmë në Fjalën e Zotit, mendjet tona do të ripërtërihen dhe do të gjejmë çlodhje që nuk mendonim se ishte e mundur.



Për të përfituar sa më shumë nga koha jonë në Fjalën e Zotit, ne mund të përfshijmë mbajtjen e një ditari si pjesë e praktikës sonë të përditshme. Të shkruarit në ditar nuk duhet të jetë në thellësi ose me detaje të shkëlqyera, nëse kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar. Mund të jetë po aq e thjeshtë, sa të shkruash disa rreshta nga çdo njohuri që marrim gjatë leximit të Biblës. Ka kaq shumë mënyra për të mbajtur një ditar. Mund të shkruajmë mendimet ose lutjet tona; disa njerëz madje bëjnë ilustrime artistike të vizatuara gjatë kohës së ditarit. Nuk ka asnjë mënyrë të duhur për ta bërë atë. Për të të ndihmuar të fillosh, këtu është një skicë e thjeshtë për të ndjekur:



  • Zgjidh një varg (ose disa) dhe lexoje.

  • Lexoje përsëri.

  • < em> Shkruaje.

  • Kërkoji Zotit njohuri dhe shkruaje atë.


Ndoshta vendos të mbash ditar rreth Romakëve 8:28 që thotë, "Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij." Pasi ta lexojmë dy ose tre herë, ne e shkruajmë atë. Mund edhe të zgjedhim ta shkruajmë në versione të ndryshme të Biblës. Ne e mbyllim kohën tonë duke shkruar në ditar, duke i kërkuar Zotit njohuri rreth asaj që sapo lexuam.



Ndërsa meditojmë mbi Shkrimin e Shenjtë duke përdorur planin e përshkruar më lart, mund t’a asimilojmë këtë sjellje gjatë ditës. Duke mbajtur ditar përditë gjithashtu na siguron një renditje kronologjike të shënimeve, që mund ti rikthehemi për të parë përparimin shpirtëror që kemi bërë dhe mënyrat e freskëta që Zoti na ka folur në të kaluarën.



Ne do t'i shohim gjërat qartë dhe do të kemi një perspektivë të re, se si Fjala e Zotit zbatohet në jetën tonë dhe na restauron nga brenda. Dhe ndërsa mendjet tona po përtërihen, ne po marrim një pushim që nuk mund të fitohet nga asnjë kënaqësi tokësore.



Reflekto



  • A e ke bërë ndonjëherë mbajtjen e një ditari pjesë të kohës tënde të përditshme me Perëndinë?

  • Zgjidh një varg dhe shkruaj për të në ditar duke përdorur skicën e mësipërme.

  • Shkruaj çdo zbulesë që Zoti të flet përmes leximit të sotëm të Biblës ose devocionalit.
Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Making Time To Rest

Varësia nga puna dhe zelli i vazhdueshëm për të punuar shpesh janë duartrokitur në botën tonë, dhe kjo mund të jetë një sfidë për të pushuar. Për të realizuar rolet dhe planet tona në mënyrë efektive, ne duhet të mësojmë...

More

Ky Plan Biblik u krijua dhe u bë i mundur nga YouVersion.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë