Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Gjashtë Hapa për Udhëheqjen Tënde më të MirëShembull

Six Steps To Your Best Leadership

DITA 2 NGA 7

Guximi për të Ndaluar



Nëse dikush ka lindur me një potencial të jashtëzakonshëm udhëheqës të dhënë nga Zoti, ai ishte Sansoni, por jeta e tij u shemb plotësisht sepse ai nuk pati guximin të ndalonte.



Rënia fillon te Gjyqtarët 16:1 ALBB:Pastaj Sansoni shkoi në Gaza dhe aty pa një prostitutë.



Gaza është 25 milje nga qyteti i lindjes i Sansonit, Zora. Gaza ishte selia e Filistejve, ku Sansoni ishte Armiku Publik Numër Një. Gjithashtu, në kohën që jetoi Sansoni—nuk kishte Uber. Sansoni eci 25 milje në territorin e armikut për të parë një prostitutë.



Kjo është 56,250 hapa. Sansoni nuk e shkatërroi të gjithë jetën e tij me një lëvizje të vetme. Ai ndërmori 56,250 hapa në drejtimin e gabuar.



Nuk është ndryshe për ekipet tona, organizatat tona, karrierat tona, shëndetin tonë, dhe familjet tona. Asnjëherë nuk vendosim t'i shkatërrojmë të gjitha menjëherë. Kjo zakonisht ndodh me një vendim të keq, një hap të gabuar, një zakon të keq, një ditë me rradhë.



Pra, çfarë na duhet? Guximi për të ndaluar. Të themi jo. Për të bërë më pak. Të rezistojmë për të marrë edhe një hap në drejtimin e gabuar. Çfarë të duhet ty për të ndaluar?



Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e asaj që padyshim është e gabuar. Je menaxher? Ndoshta ka një takim mediokër që mund të ndalosh. Nëse po shtyn burime të mira drejt projekteve mesatare, nuk do të shikosh rezultate të shkëlqyera. Çfarë projektesh ke nevojë për të ndaluar? Cilat janë disa detyra të rëndësishme që mund të duhet të ndalosh në mënyrë që të rritesh si lider? Për të arritur më shumë si lider, mund të duhet të bësh më pak.



Ndoshta nuk ka të bëjë me punën. Ndoshta ti je si Sansoni, dhe ke ndërmarrë një, dy, ose ndoshta 2.000 hapa në drejtimin e gabuar në një marrëdhënie, një zakon, ose me shëndetin tënd. E njëjta gjë është e vërtetë—nuk është vonë të kesh guxim për të ndaluar.



Merr në konsideratë:Bazuar në atë që unë dua të bëhem, për çfarë më duhet guximi të ndaloj? Çfarë provokime çojnë në rezultate të gabuara? Cilat gjëndje shpirtërore ose vende kanë tendencë të më fusin në telashe? Kush mund të më ndihmojë të ndaloj?



Shëno udhëzuesin tonë për të krijuar dhe thyer zakonet .


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Six Steps To Your Best Leadership

Je gati të rritesh si udhëheqës? Craig Groeschel shpalos gjashtë hapa biblike që çdokush mund të ndërmarrë për t'u bërë një udhëheqës më i mirë. Zbulo një disiplinë si fillim, guximin për të ndaluar, një person për të fu...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë