Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

JEZUSI, MBRETI: Një Devocional për Pashkë nga Timothy KellerShembull

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

DITA 7 NGA 9

“Bashkësia dhe Komuniteti”



Kujtoni se çfarë tha Jezusi kur mori kupën:



Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj. Atëherë u tha: "Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta. Në të vërtetë unë po ju them, se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë, deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë''. Marku 14:23-25



Ajo që Jezusi do të thotë është që, falë sakrificës zëvëndësuese të Tij, tashmë ka një besëlidhje të re mes nesh dhe Perëndisë. Dhe baza e kësaj mardhënieje të re është vetë gjaku i Jezusit:”Gjaku i besëlidhjes.” Kur Ai na thotë, se nuk do të hajë dhe nuk do të pijë deri kur të na shohë në mbretërinë e Perëndisë, Jezusi është duke premtuar se është i përkushtuar ndaj nesh pa asnjë kusht:”Do ju dorëzoj në krahët e Atit tim. Do të uleni në tryezën e Mbretit.” Shpesh, Jezusi e krahason mbretërinë e Perëndisë, me praninë në një festë të madhe. Tek Mateu 8, Jezusi thotë: ”Unë po ju them, se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë…në mbretërinë e qiejve.” Jezusi na premton se ne do të jemi bashkë me Të në tryezën e Perëndisë.



Më këtë gjest të thjeshtë të bukës dhe të verës, me fjalët e thjeshta që tha:”Ky është trupi im…ky është gjaku im.” Jesusi është duke thënë që të gjitha ofertat e mëparshme, të gjitha sakrificat, qengjat, pashka, ishin duke i drejtuar për tek Ai. Ashtu si një natë para pashkës së parë, kur Perëndia me anë të gjakut të qengjave i çliroi nga skllavëria, kjo darkë e pashkë,s po konsumohej një natë para se Perëndia të çlironte botën nga mëkati dhe nga vdekja me anë të gjakut të Jezusit.



Cilat janë disa nga gjërat, që duhet të ndodhin në zemrën apo në mendjen tënde, në mënyrë që të marrësh me sinqeritet atë se çfarë Jezusi është duke të ofruar?



Fragment nga libri Jesus The King nga Timothy Keller.

Ribotuar në marrëveshje me Riverhead Books, anëtar i Penguin Group (USA) LLC, A Penguin Random House Company.

Të drejtat e autorit © 2011 nga Timothy Keller

Dhe fragment nga Udhezuesi i studimit Jesus The King nga Timothy Keller dhe Spence Shelton

Të drejtat e autorit © 2015 nga Zvondervan, pjesë e HarperCollins Christian Publishers.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

JESUS THE KING: An Easter Devotional By Timothy Keller

Autori më i suksesshëm sipas revistës New York Times dhe pastori i njohur Timothy Keller, do të ndajë një seri episodesh nga jeta e Jezusit, të cilat mund t’i gjejmë në Ungjillin e Markut. Duke i parë më nga afër këto hi...

More

Frangmente të marra nga Riverhead Books, anëtar i Penguin Random House, udhëzuesi i studimit nga HarperColling Christian Publisher. Për më shumë informacion, vizitoni: http://www.penguin.com/book/jesus-the-king-by-timothy-keller/9781594486661 ose http://www.zondervan.com/jesus-the-king-study-guide

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë