Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Largoje FrikënShembull

Get Rid Of Fear

DITA 2 NGA 3

Çfarë bën kur frika fillon të konsumojë mendimet e tua dhe nuk të lë të largohesh?



Fjala e Zotit thotë se kundërhelmi më i mirë ndaj frikës dhe ankthit është lutja. Për të parë se çfarë përfshin lutja dhe çfarë mund të bëjë lutja për frikën tënde, shiko Filipianëve 4:6–7. Vargu 6 thotë: "Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim."



Kur të kaplon frika, fillo duke kundërshtuar atë frikë me të vërtetën e Perëndisë. Zoti thotë që duhet të zhvendosës përqëndrimin tënd sepse kushdo ose çfarëdo që kontrollon mendjen tënde, të kontrollon ty. Zoti nuk dëshiron që të përqendrohesh në mendimet e tua të frikshme dhe të kontrollohesh prej tyre. Përkundrazi, Perëndia dëshiron që të përqendrohesh tek Ai dhe të lejosh Fjalën dhe Frymën e Tij të të kontrollojnë. Kjo është arsyeja pse lutja është kaq e rëndësishme. Formula këtu është e thjeshtë. Mos ki frikë për asgjë, por lutu për gjithçka.



Filipianëve 4:6 përdor fjalën e përgjithshme për lutjen, si dhe fjalën më specifike "kërkesë", e cila i referohet pyetjes të përgjigjes për një nevojë specifike. Në thelb kjo do të thotë që duhet të lutesh për çdo gjë, pavarësisht nëse kërkesa jote është e përgjithshme apo specifike. Nëse ke një frikë bezdisëse, por nuk mund ta përcaktosh me saktësi se çfarë është, çoje atë te Zoti në lutje—Ai e di se çfarë është. Ose nëse ke një frikë specifike që mund ta shikosh qartë në mendjen tënde, çoje edhe atë tek Ai. Kërkoji Atij që të të ndihmojë të largosh frikën tënde dhe t'i zëvendësosh ato me të vërtetën e Tij, dhe më pas falëndero Atë me besim që e bëri këtë për ty.



Zot i mëshirshëm, a nuk shiten dy harabela për një cent? E megjithatë Ti e di gjithçka që u ndodh atyre. Më ke numëruar edhe flokët e kokës. Më ndihmo të marr guxim për të ditur se sa mirë më njeh dhe më do. Më kujto sot se nuk kam nevojë të kem frikë, sepse në fund të fundit ti je në kontroll të të gjitha gjërave dhe ke premtuar se nuk do të më lësh kurrë dhe nuk do të më braktisësh. Faleminderit për premtimet e Tua, të cilat më sjellin paqe. Në emër të Krishtit. Amen.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Get Rid Of Fear

Ju mund të mposhtni ndjenjat e frikës. Dr. Tony Evans ju udhëheq në rrugën drejt lirisë në këtë plan leximi të thellë. Zbuloni jetën e lumturisë dhe paqes që keni dashur ndërsa zbatoni parimet e parashtruara në këtë plan...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë Harvest që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://go.tonyevans.org/addiction

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë