Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Plani i Zotit Për Jetën TëndeShembull

God’s Plan For Your Life

DITA 6 NGA 6

Mos lejo që frika të të ndalojë.



Shanset janë, ti ke shumë gjëra të mëdha që do të vijnë. Diplomimi. Universiteti. Një karrierë. Gjërat e të rriturve. Është e lehtë të ndihesh i mbingarkuar—në fakt, mund të mos ndihesh sikur e di se çfarë po bën!



Jozueu ishte në të njëjtën barkë. Në Bibël, Moisiu ishte i vetmi udhëheqës i vërtetë që Izraelitët kishin pasur ndonjëherë. Ai ishte më i madhi i të gjitha kohërave, në thelb. Jozueu ishte ndihmësi i Moisiut. Pastaj, Moisiu vdes dhe e gjithë barra për të udhëhequr Izraelitët ishte mbi Jozueun. Duket si shumë presion, apo jo?



Ndërsa Zoti është duke i dhënë udhëzime Jozueut, Ai thotë këtë tre herë të ndryshme:



"Ji i fortë dhe trim."



Zoti e dinte që Jozueu kishte një detyrë të madhe përpara tij. Ai e dinte që Jozueu ishte jashtë mase i frikësuar. Por Zoti gjithashtu e dinte se Ai kishte një plan dhe se Ai do të shkonte me Jozueun. Kjo është arsyeja pse Jozueu mund të ishte i fortë dhe trim—ai e dinte që kishte Zotin në anën e tij.



Këtu qëndron më e bukura: Zoti do të jetë edhe me ty, gjithashtu. Ashtu si Jozueu, Zoti do që ti të jesh i fortë dhe trim ndërsa hyn në sezonin tjetër të jetës.



Pavarësisht nëse je jashtë mase i frikësuar të diplomohesh, të shkosh në universitet, ose të fillosh karrierën tënde, të përballesh me një pengesë të papritur, ose thjesht i frikësuar për të ardhmen, Zoti është me ty. Ashtu siç kemi biseduar Ditën e Parë, ti mund të mos kuptosh planin e plotë. Edhe kështu, ne mund t'i besojmë Zotit me të ardhmen tonë, duke e ditur se planet e Tij janë gjithmonë më të mira se ato tonat.



Së fundi, dije që Zoti kujdeset për ty dhe të do më shumë nga sa mund të kuptosh. Pavarësisht asaj që jeta të hedh, Zoti kurrë nuk do të të lërë dhe nuk do të braktisë. Jeta ndryshon, por Zoti kurrë nuk ndryshon dhe as dashuria e Tij për ne. Prandaj mbaj mend këtë: Plani i Zotit mund të mos jetë gjithmonë i qartë, por është gjithmonë më i mirë se sa mund të kërkosh ose imagjinosh. Dhe kur vërtet e di dhe e beson atë - je gati për gjithçka.



Për më shumë burime falas në lidhje me tema të ngjashme, hidhi një sy faqes www.finds.life.church


Dita 5

Rreth këtij plani

God’s Plan For Your Life

Cili është plani i Zotit për jetën tënde? Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që ne, si ndjekës te Krishtit, kemi. Por, nëse jemi të sinqertë, ideja e planit të Zotit për jetën tonë mund të jetë pak dërrmuese. Gjat...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë