Titi 2:1-5
Titi 2:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por ti mësoju të tjerëve ato që përkojnë me mësimin e shëndoshë. Të moshuarit të jenë me mendje të kthjellët, të respektueshëm, të urtë, të fortë në besim, në dashuri e në durim. Po ashtu, edhe të moshuarat të kenë një sjellje prej besimtareje, të mos jenë shpifëse e të mos bëhen skllave të verës së tepërt. Ato t'u mësojnë të rejave të mirën, duke i këshilluar me urti që të duan burrat dhe fëmijët e tyre, të jenë të urta, të dëlira, të zellshme në punët e shtëpisë, të mira, të nënshtruara ndaj burrave të tyre, që të mos shahet fjala e Perëndisë.
Titi 2:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë: pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim. Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës, që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, të jenë fjalëpakë, të dëlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.