Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Titit 2

2
Mësimi i shëndoshë
1Por ti mësoju të tjerëve ato që përkojnë me mësimin e shëndoshë.
2Të moshuarit të jenë me mendje të kthjellët, të respektueshëm, të urtë, të fortë në besim, në dashuri e në durim.
3Po ashtu, edhe të moshuarat të kenë një sjellje prej besimtareje, të mos jenë shpifëse e të mos bëhen skllave të verës së tepërt. Ato t'u mësojnë të rejave të mirën, 4duke i këshilluar me urti që të duan burrat dhe fëmijët e tyre, 5të jenë të urta, të dëlira, të zellshme në punët e shtëpisë, të mira, të nënshtruara ndaj burrave të tyre, që të mos shahet fjala e Perëndisë.
6Po kështu këshillo të rinjtë të jenë të matur 7për çdo gjë.
Tregoje veten shembull të veprave të mira. Kur u mëson të tjerëve besimin, të jesh i sinqertë e me dinjitet. 8Përdor fjalët e duhura e që nuk kanë të sharë, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë asgjë të keqe për të thënë kundër nesh.
9Skllevërit t'u nënshtrohen zotërinjve të tyre në gjithçka, të përpiqen t'u pëlqejnë atyre, të mos ua kthejnë fjalën 10e të mos i vjedhin, por të tregohen tërësisht të mirëbesueshëm, që mësimi i Perëndisë, shpëtimtarit tonë, të zbukurohet në çdo gjë.
11Hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq të gjithë njerëzve. 12Ky hir na mëson të mohojmë jetën e mbrapshtë dhe dëshirat e liga të botës, të jetojmë me maturi, me drejtësi e të jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë në këtë jetë, 13duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë së Perëndisë madhështor dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. 14Ai e dha veten për ne, që të na shpengojë nga çdo paudhësi dhe të na bëjë një popull të pastër për veten e tij dhe të zellshëm për vepra të mira.
15Këto gjëra thuaju të tjerëve dhe këshillo e qorto me pushtet të plotë. Mos lejo njeri të të përçmojë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Titit 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë