Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 68:21-35

Psalmet 68:21-35 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)

Por Perëndia ka me dërrmuem kryet’ e anëmiqvet vet, edhe kryetë me qime ati qi ecën nd’udhë të këqia. Zoti tha: Kam me këthyem prei Bashanit, kam me këthyem popullinë t’em prei të thellavet detit, qi të ngjyhetë kamba jote ndë gjakt të anëmiqvet, edhe gjuha e qenvet tu prei ati. U panë hapat’ e tua, o Perëndi, hapat’ e Perëndisë t’em, mbëretit t’em, ndë vend të shenjtënuem. Veishinë përpara psallësitë, mbrapa ata qi u bijshin organavet, ndë miedis vasha tue rrafunë tympana. Bekoni Perëndinë ndër përmbëledhëje, bekoni Zotinë, ju qi jeni prei gurrës’ Israelit. Atie ishte Beniamini vogëlë, i pari atyne, zotënit’ e Iudësë me njerëzit e atyne, zotënit’ e Zabulonit, edhe zotënit’ e Nefthalit. Perëndia yt urdhënoi fuqinë tande, forco, o Perëndi, këtë qi punove për ne. Për tempullinë tand ndë Ierusalemë, mbëretënitë kanë me të prumë dhunëtia. Qirto bishat’ e kallamishtësë, tufën’ e mëzetënavet bashkë me viçat’ e popujvet, qi të ulinë kryetë tue prumë copa argjandi, shpërdai popujtë qi duenë luftëna. Kanë me ardhunë njerës të mëdhej kah Misiri, Ethiopia shpeit ka me shtrimë duert’e veta te Perëndia. Këndoni Perëndisë, o mbëretënit’ e dheut, psallni Zotit. Selah, Ati qi ecën kaluer mbi qillt e qillvet herëshim, qe tek ep zanin’ e vet, zanin’ e fortë. Epni fuqinë Perëndisë, madhënia e ati ashtë mbi Israelinë, edhe fuqia e ati mbi ret. I frikëshim je, o Perëndi, prei vendevet tu të shenjtënuemevet; Perëndia i Israelit asht’ ai qi i ep fuqi e forcatë popullit vet. I bekuem qoftë Perëndia.

Psalmet 68:21-35 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)

Perëndia ynë është Perëndi që shpëton, prej ZOTIT Perëndi vjen shpëtimi nga vdekja. Perëndia do t'ua copëtojë kryet armiqve, kokat tërë flokë atyre që ecin në udhë ligësie. Zoti tha: «Do t'i kthej nga Bashani, nga thellësia e detit do t'i kthej, që këmbët t'i zhytësh në gjakun e armiqve, që gjuha e qenve të tu të lëpijë pjesën e vet». E panë shpurën tënde, o Perëndi, shpurën e Perëndisë tim, mbretit tim, tek hynte në shenjtërore. Para ecnin këngëtarët, pas u vinin muzikantët, mes vashave që u binin dajreve. Bekoni Perëndinë nëpër kuvende, bekoni ZOTIN, ju prej gurrës së Izraelit. Atje u prin Benjamini, më i vogli, pas vijnë prijësit e Judës me trupën e tyre, prijësit e Zabulonit, prijësit e Neftaliut. Perëndia yt urdhëroi të kesh fuqi, fuqinë që Perëndia e shfaqi për ne. Për hir të tempullit tënd në Jerusalem, dhurata do të të sjellin mbretërit. Kanosi egërsirat e kallamishteve, tufën e demave bashkë me viçat e popujve, që të nënshtrohen e pllaka argjendi të sjellin. Shpërndaji popujt që luftës i gëzohen. Dërgata do të vijnë nga Egjipti, Kushi duart do të shtrijë kah Perëndia. O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë, këndojini himne Zotit, selah atij që kalëron mbi qiejt e qiejve të lashtë, atij që ngre zërin, zërin e tij të fuqishëm. Shpallni fuqinë e Perëndisë, madhëria e tij qëndron mbi Izraelin, fuqia e tij më lart se retë.

Psalmet 68:21-35 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Po, Perëndia do të shtypë kokën e armiqve të tij, kokën me flokë të gjata të atyre që ecin në mëkat të tij. Zoti ka thënë: "Do t'i kthej nga Bashani, do t'i kthej nga humnerat e detit, me qëllim që ti të dërrmosh armiqtë e tu, duke futur thellë këmbën tënde në gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve të tu të ketë pjesën që i takon". Ata kanë parë varganin tënd, o Perëndi, varganin e Perëndisë tim, e Mbretit tim në shenjtërore. Këngëtarët ecnin përpara, ata që u binin veglave vinin në fund, dhe në mes qëndronin vajzat që u binin dajreve. Bekoni Perëndinë në kuvendet; bekoni Zotin ju që jeni nga gurra e Izraelit. Ja, Beniamini, më i vogli, por udhëheqësi i tyre, princat e Judës me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit. Perëndia yt ka vendosur forcën tënde; forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne. Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata. Shaj kafshën e kallamishteve, tufën e demave me viçat e popujve, derisa të poshtërohen duke sjellë shufra argjendi; shpërndaji popujt që kënaqen duke bërë luftë. Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t'i shtrijë Perëndisë duart e saj. O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela) atij që shkon me kalë mbi qiejt e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm. Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejt. O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!