Psalmet 36:1-4
Psalmet 36:1-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Pa-udhënia e të pa-besit thotë ndë zemërë t’eme: S’ashtë frikë Perëndie përpara syvet ati. Sepse gënjen vetëvetëhenë ndër sy të vet, se do të gjindetë pa-udhënia e ati, qi të mirretë mëni. Fjalët’ e gojës ati janë pa-udhëni e gënjeshtrë, nukë desh me kupëtuem, qi të punojë të mirënë. Mendon pa-udhëni mbë shtrat të vet, rri nd’udhë qi nuk’ asht e mirë, s’ka mëni të keqenë.
Psalmet 36:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mëkati i flet të paudhit thellë në zemër, në sytë e tij nuk ka drojë Perëndie. Se ai e mashtron veten sy për sy, që paudhësinë e vet mos ta shohë e mos ta urrejë. Fjalët e gojës së tij janë paudhësi e dinakëri, nuk sillet me urti e nuk bën të mirën.
Psalmet 36:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij. Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij. Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira. Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen".