Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 36

36
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit, shërbëtorit Zotit.
1Pa-udhënia e të pa-besit thotë ndë zemërë t’eme: S’ashtë frikë Perëndie përpara syvet ati.
2Sepse gënjen vetëvetëhenë ndër sy të vet, se do të gjindetë pa-udhënia e ati, qi të mirretë mëni.
3Fjalët’ e gojës ati janë pa-udhëni e gënjeshtrë, nukë desh me kupëtuem, qi të punojë të mirënë.
4Mendon pa-udhëni mbë shtrat të vet, rri nd’udhë qi nuk’ asht e mirë, s’ka mëni të keqenë.
5Zot, përdëllimi yt ashtë ndë qiell, edhe e vërteta jote e mbërrin deri ndë retë.
6Dreitënia jote ashtë porsi malet’ e Perëndisë, gjyqet’ e tu jan’ abyss’ e madhe, shpëton njerës e shtazë, o Zot.
7Sa i pa-çimueshim ashtë përdëllimi yt, o Perëndi! Përandai të bijt’ e njerëzëvet shpërejënë mbë hie të fletëvet tua.
8Kanë me u ngimë prei të maimit shtëpisë s’ate, edhe ke me u dhanë ujë prei purroit të praitunit tand.
9Sepse përanë teje ashtë kroi i jetësë, ndë dritët tande kemi me pamë dritë.
10Shtri përdëlliminë tand mb’ata qi të ngjofinë, edhe dreitëninë tande mbë zemërë-dreitëtë.
11Mos ardhtë mbi mue kambë madhështie, edhe mos më tundtë dora e të pa-besëvet.
12Atie ranë punëtorët’ e pa-udhënisë, u shtynë poshtë, edhe s’dotë mundenë me u ngritunë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 36: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë