Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 3:1-3 - Compare All Versions

Mateu 3:1-3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Ato ditë erdhi Gjon Pagëzori që predikonte në shkretëtirën e Judesë. Ai thoshte: «Pendohuni, se mbretëria e qiejve është afër». Ky është ai për të cilin është folur nga profeti Isai që ka thënë: një zë thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij.

Mateu 3:1-3 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë, dhe thoshte: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!'' Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ''Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"''.