Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 12:18-21 - Krahaso të Gjitha Versionet

Mateu 12:18-21 ALBB (Bibla Shqip 1994)

''Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t'u shpall drejtësinë popujve. Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t'ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe. Ai nuk do ta thërrmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, derisa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë. Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij''.

Mateu 12:18-21 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

ja shërbëtori që unë kam zgjedhur, i dashuri im, me të cilin shpirti im është i kënaqur. Tek ai do të vë Shpirtin tim dhe ai do t'u shpallë drejtësinë kombeve. Nuk do të ankohet, as do të bërtasë. Askush nuk do ta dëgjojë në rrugë zërin e tij. Nuk do ta thyejë kallamin e shkelur e as do ta shuajë flakëzën që nxjerr tym, derisa të ngadhënjejë e drejta. E në emrin e tij do të shpresojnë kombet.