Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeremia 23:3-4 - Compare All Versions

Jeremia 23:3-4 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Unë vetë do ta mbledh tepricën e grigjës sime prej të gjitha vendeve ku i pata dëbuar, do t'i kthej te kullotat e tyre dhe do të shtohen e do të shumohen. Do të vë mbi ta barinj që do të sillen si barinj e nuk do të kenë më frikë, nuk do të tmerrohen e nuk do të firojnë, thotë Zoti.

Jeremia 23:3-4 ALBB (Bibla Shqip 1994)

"Por do të mbledh kusurin e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë dhe do t'i çoj përsëri në kullotat e tyre, ku do të jenë pjellore dhe do të shumohen. Do të caktoj mbi to barinj që do t'i kullosin dhe nuk do të kenë më ndrojtje as frikë; nuk do të mungojë asnjë prej tyre", thotë Zoti.