Isaia 7:13-16
Isaia 7:13-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë Isaia i tha: «Dëgjo, pra, o shtëpi e Davidit! Pak ju duket të mundoni njerëzit, që doni të mundoni edhe Perëndinë tim? Prandaj vetë ZOTI do t'ju japë një shenjë: ja, vashëza do të mbetet shtatzënë, do të lindë një djalë e do ta quajë Emanuel. Do të ushqehet me ajkë e me mjaltë, derisa të mësojë të hedhë poshtë të keqen e të zgjedhë të mirën. Por para se djali të arrijë të mësojë të hedhë poshtë të keqen e të zgjedhë të mirën, vendi, dy mbretërit e të cilit ti i ke frikë, do të mbetet i shkretë.
Isaia 7:13-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim? Prandaj vet Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel. Ai do të hajë ajkë dhe mjaltë derisa të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën. Por para se fëmija të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, vendi të cilin ti e druan për shkak të dy mbretërve të tij do të braktiset.