Isaia 40:26-31
Isaia 40:26-31 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ngrini sytë lart e shikoni! Kush i krijoi çka shihni? Ai që i radhit të gjitha si ushtri, që e thërret secilin me emër. E madhe është fuqia e tij, e vrullshme forca e tij, prandaj dhe nuk mungon asnjë prej tyre. Pse flet kështu, o Jakob? Përse thua, o Izrael: «Udha ime është e fshehur për ZOTIN, Perëndia im s'kujdeset për të drejtën time?». A thua nuk e ditke vallë? A thua s'e paske dëgjuar? ZOTI është Perëndia i amshimit, ai i krijoi skajet e tokës. As lodhet, as mundohet, dija e tij është e pagjurmueshme. Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë. Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien. Por ata që shpresojnë te ZOTI përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Isaia 40:26-31 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ngrini sytë tuaja përpjetë dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij, asnjë nuk mungon. Pse thua, o Jakob, dhe ti, Izrael, shpall: "Rruga ime i është fshehur Zotit dhe për të drejtën time nuk kujdeset Perëndia im? Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e tij është e panjohshme. Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen, por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.