Isaia 40:26-31
Isaia 40:26-31 AL1
Ngrini sytë lart e shikoni! Kush i krijoi çka shihni? Ai që i radhit të gjitha si ushtri, që e thërret secilin me emër. E madhe është fuqia e tij, e vrullshme forca e tij, prandaj dhe nuk mungon asnjë prej tyre. Pse flet kështu, o Jakob? Përse thua, o Izrael: «Udha ime është e fshehur për ZOTIN, Perëndia im s'kujdeset për të drejtën time?». A thua nuk e ditke vallë? A thua s'e paske dëgjuar? ZOTI është Perëndia i amshimit, ai i krijoi skajet e tokës. As lodhet, as mundohet, dija e tij është e pagjurmueshme. Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë. Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien. Por ata që shpresojnë te ZOTI përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.


