Eksodi 27:1-8
Eksodi 27:1-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Puno një altar me dru akacieje. Altari të jetë katror, pesë kute i gjatë, pesë kute i gjerë dhe tri kute i lartë. Në të katër këndet e altarit puno nga një bri. Ata të jenë një me altarin dhe të veshur me bronz. Rrethjet për të mbledhur hirin, terplotet, legenët, pirunët, kacitë dhe tërë enët e altarit bëji prej bronzi. Bëj një skarë prej bronzi. Bëj mbi të katër rrathë bronzi, një për çdo kënd. Vendose poshtë, nën buzën e altarit, që të jetë në mes. Bëj për altarin shufra me dru akacieje dhe vishi me bronz. Për ta mbartur shkoi shufrat nëpër rrathë në të dyja anët e altarit. Altarin bëje me dërrasa e lëre të zbrazët brenda. Bëje ashtu siç t'u tregua në mal.
Eksodi 27:1-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Do të bësh edhe një altar prej druri të akacies, i gjatë pesë kubitë dhe i gjerë pesë kubitë; altari do të jetë katror dhe do të ketë tre kubitë lartësi. Në katër qoshet e tij do të bësh brirë, që do të formojnë një tërësi me të; dhe do ta veshësh atë me bronz. Do të bësh edhe enët e tij për të mbledhur hirin, lopatëzat e tij, legenët e tij, pirunët e tij dhe mangallet e tij; të gjitha veglat e tij do t'i bësh prej bronzi. Do t'i bësh gjithashtu një grilë prej bronzi në formë rrjete dhe mbi rrjetë, në katër qoshet e tij, do të bësh katër unaza prej bronzi; dhe do ta vësh nën kornizën e altarit, në pjesën e poshtme, në mënyrë që rrjeta të ndodhet në gjysmën e lartësisë së altarit. Do të bësh edhe disa shufra për altarin, shufra me drurin e akacies, dhe do t'i veshësh me bronz. Shufrat do të kalojnë nëpër unazat; dhe shufrat do të jenë në të dy anët e altarit, kur ky do të duhet të bartet. Do ta bësh me dërrasa dhe bosh nga brenda; duhet ta bësh ashtu siç t'u tregua në mal.