Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Predikuesi 5:1-3 - Compare All Versions

Predikuesi 5:1-3 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq. Mos u nxito me gojën tënde, dhe zemra jote të mos shpejtohet të thotë asnjë fjalë përpara Perëndisë, sepse Perëndia është në qiell dhe ti mbi tokë; prandaj fjalët e tua të jenë të pakta. Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat, dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait.

Predikuesi 5:1-3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Mos e lësho gojën e mos të të ngutet zemra për të thënë fjalë para Perëndisë, se Perëndia është në qiell e ti në tokë, prandaj le të jenë të përkora fjalët e tua. Ëndrrat vijnë prej punëve të shumta, zëri i të marrit, prej fjalëve të shumta. Kur t'i zotohesh Perëndisë, mos vono ta plotësosh, se nuk i pëlqejnë marrëzitë. Zotimin që bëre, plotësoje.