Predikuesi 5:1-3
Predikuesi 5:1-3 ALBB
Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq. Mos u nxito me gojën tënde, dhe zemra jote të mos shpejtohet të thotë asnjë fjalë përpara Perëndisë, sepse Perëndia është në qiell dhe ti mbi tokë; prandaj fjalët e tua të jenë të pakta. Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat, dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait.


