Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kantiku i Kantikëve 7

7
1Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakëta të ijëve të tua janë si stoli, vepër e dorës së një artisti.
2Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.
3Dy gjinjtë e tu janë si dy kaproj të vegjël, binjake të gazelave.
4Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut.
5Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua.
6Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron!
7Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe gjinjtë e tu janë si vile.
8Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin gjinjtë e tu si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,
9dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.
10Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.
11Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!
12Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar lastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.
13Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.

Aktualisht i përzgjedhur:

Kantiku i Kantikëve 7: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë