Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti. Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus. Pra, të gjithë ne që jemi të përsosur, le të kemi këto mendime; dhe në qoftë se ju mendoni ndryshe për ndonjë gjë, Perëndia do t'jua zbulojë edhe këtë. Por në pikën ku kemi arritur, le të ecim sipas së njëjtës rregull me të njëjtën mendje. Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shembullit që keni në ne. Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit, dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë. Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përuljes, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t'i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.
Lexo Filipianëve 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Filipianëve 3:12-21
12 Days
Thanksgiving is a time to remember all the good things God has graciously given to us. But sometimes the craziness of the season can keep us from taking time to thank God for his many gifts. With encouraging devotions from Paul David Tripp, these short devotions only take 5 minutes to read, but will encourage you to meditate on God’s mercy throughout the day.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video