MATTHEUT Krej 26.
Krej 26.
1Edhe Jisuj kur mbaroj gjithë këto fialë, u tha nxënësëvet ti:
2“E dini se pas dy diç është pashka, edhe i bir’ i njeriut epetë ndë duar për të kryqëzuarë?”
3Atëhere u mbëlothnë kryepriftërit’ edhe shkronjësit’ edhe pleqt’ e llauzit ndë avllit të kryepriftit, që thuhej Kajafë;
4Edhe bënjënë këshillë që ta zënë Jisunë me kobim, edhe ta vrasënë.
5Edhe thoshinë: “Jo për të kremte, se mos bënetë trazyrë ndë gjëndëjet.”
6Edhe Jisuj kur ishte ndë Vithani, ndë shtëpit të Simonit krromosurë,
7Erdhi përan’ ati një grua që kishte një allavastrë me vaj ere shumë të shtrenjtë, edhe e derthte mbi kryet t’ati tek ishte tuke ndenjurë ndë mësallë.
8Edhe nxënësit’e ati kur panë, u zemëruanë, e thanë: “Për ç’punë të humbasë këjo gjë?
9Sepse kyj vaj ere munt të shitej me shumë nder, edhe t’epej ndëpër të vobegjit.”
10Edhe Jisuj si kupëtoj, u tha atyre: “Përse i epni mundime kësaj gruaje? Sepse këjo bëri punë të mirë tek unë.
11Sepse të vobegjit’ i keni përherë me vetëhenë tuaj; po mua nuk më keni përherë.
12Sepse këjo, kur derdhi këtë vaj ere mbi trupt tim, e bëri këtë për të kallurë mua ndë varr.
13Me të vërtetë po u them juve: Kudo që të leçitetë kyj ungjill ndë gjithë botët, do të flitet’ edhe se ç’punë bëri këjo, që të mbahetë mënt.”
14Atëhere një nga të dy-mbë-dhietëtë, ay që qjuhej Judhë Iskarioti, vate te kryepriftërit’e tha:
15“Ç’do të m’ epni, edhe unë t’u ap juve atë ndër duar?”
16Edhe ata i dhanë tridhiet’ argjënda. Edhe që mb’atëhere kërkonte kohë ta epte ndër duar.
17Edhe ditën e parë e të pambrumievet, nxënësit’ erthnë përanë Jisujt e i thanë: “Ku do të bëjmë gati për ty të haç pashkënë?”
18Edhe ay tha: “Shkoni ndë qytet tek akcili, edhe i thoni: Mësonjësi thotë: Koha ime ësht’ afërë; do të bënj pashkënë te ti bashkë me nxënësit’e mi.”
19Edhe nxënësitë bënë sikundrë i porositi Jisuj, edhe bënë gati pashkënë.
20Edhe kur u ngrys, ishte tuke ndenjurë ndë mësallë bashkë me të dy-mbë-dhietëtë.
21Edhe ata tek ishinë tuke ngrënë, tha: “Me të vërtetë po u them juve, se një nga ju do të më trathtonjë.”
22Edhe ata u helmuanë fort, e zunë t’i thonë gjithësecili nga ata: “Zot, mos jam unë?”
23Edhe ay u përgjeq e tha: “Ay që ngjeu dorënë ndë kupët bashkë me mua, kyj do të më apë ndër duar.
24I bir’i njeriut vete, sikundrë është shkruarë për atë; po mier ay njeri, prej të cilit epetë ndër duar i bir’i njeriut; është mirë për atë njeri të mos kishte lindurë.”
25Edhe Judha, ay që e trathtoj, u përgjeq e tha: “Mos jam unë, Ravvi?” I thot ati: “Ti po thua.”
26Edhe ata kur ishinë tuke ngrënë, Jisuj mori bukënë, edhe si e bekoj, e theu, e ua dha nxënësëvet, edhe tha: “Merrni e hani; kyj është trupi im.”
27Edhe mori potirinë, edhe si u fal ndersë, ua dha atyre, tuke thënë:
28“Pini të gjithë prej këti, sepse kyj është gjaku im i dhiatësë re, që derdhetë për shumë, për ndëjesën’e fajevet.
29Edhe po u them juve, se nukë kam për të pirë që ndashti e tutje nga këjo pemë, që pjell hardhia, gjer mb’atë ditë, kur ta pi të re bashkë me ju ndë mbëretërit të tim Eti.”
30Edhe ata si psallnë, duallnë ndë malt të Ullinjvet.
31Atëhere Jisuj u thot’ atyre: “Gjithë ju do të skandhaliseni mbë mua këtë natë; sepse është shkruarë: “Do t’i bie bariut, edhe dhënt’ e tufësë do të përndahenë.”
32Edhe passi të ngjallem unë, do të vete përpara jush ndë Galilet.
33Edhe Pietri u përgjeq e i tha: “Edhe të gjithë ndë u skandhalisçinë mbë ty, unë nukë do të skandhalisem kurrë.”
34Jisuj i tha: “Me të vërtetë po të them, se këtë natë, para se të këndonjë gjeli, tri herë do të më mohonjç.”
35Pietri i thotë: “Edhe ndë u dashtë të vdes unë bashkë me tyj, nukë do të mohonj tyj.” Kështu thanë edhe gjithë nxënësitë.
36Atëhere Jisuj vien bashkë me ata ndë një fshat që thuhetë Gjethsimani; edhe u thotë nxënësëvet: “Rrini aty, gjersa të vete e të falem atie.”
37Edhe mori me vetëhe Pietrin’ edhe të dy bijt’ e Zevedheut, e zuri të hidhëronet’ edhe t’i vinjë rëndë.
38Atëhere u thot’ atyre: “Shpirti im ësht’ i hidhëruarshim gjer mbë vdekëje; mbetuni këtu, edhe rrini squarë bashkë me mua.
39Edhe si vate pakëzë më tej, ra me faqe përmbys, tuke falur’ e tuke thënë: “Ati im, ndë qoftë se munt të bënetë, le të hiqetë prej meje këjo kupë; po jo si dua unë, po si të duaç ti.”
40Edhe vien te nxënësitë, e i gjen tuke fjeturë, edhe i thotë Pietrit: “Kështu nukë munttë të rrini squarë një orë bashkë me mua;
41Rrini squarë edhe faluni, që të mos hyni ndë ngasëje; sepse shpirti ësht’ i gatishim, po mishi ësht’ i pafuqishim.
42Përsëri për së dyti vate edhe u fal, tuke thënë: “Ati im, ndë qoftë se nukë munt të hiqetë prej meje këjo kupë, që të mos e pi atë, u bëftë ënda jote.”
43Edhe erdhi e i gjen përsëri tuke fjeturë; sepse syt’ e atyre ishinë rënduarë.
44Edhe si i la ata, vate përsëri e u fal për së treti, tuke thënë po atë fialë.
45Atëhere vien te nxënësit’ e ti edhe u thot’ atyre: “Flini pra, edhe prëhi; ja tek u afrua ora, edhe i bir’ i njeriut epetë ndë duar të fajtorëvet.
46Ngreuni, le të vemi; ja tek u afrua ay që do të më apë ndër duar.”
47Edhe ay kur ishte po tuke folurë, ja tek erdhi Judha, një nga të dy-mbë-dhietëtë, edhe bashkë me atë erthnë shumë gjëndëje me thika e me dru nga an’ e krye-priftërëvet edhe pleqvet llauzit.
48Edhe ay që e ep atë ndër duar u dha atyre shenjë, tuke thënë: “Atë që të puth unë, ay është; zireni atë.”
49Edhe përnjëherë erdhi përanë Jisujt e tha: “Gëzonu, Ravvi”; edhe e puthi.
50Edhe Jisuj i tha: “Mik, përse erdhe?” Atëhere u afruanë, e vunë duarëtë mbi Jisunë, edhe e zunë.
51Edhe ja një nga ata që ishinë bashkë me Jisunë ngjati dorënë, e nxori thikën’ e ti, edhe i ra shërbëtorit të kryepriftit, e i preu veshinë.
52Atëhere Jisuj i thot’ ati: “Këthe thikënë tënde ndë vënt të saj; sepse gjith’ ata që vënë dorë mbë thikë, prej thike do të humbasënë.
53Apo të duketë se nukë munt ndashti t’i lutem tim Eti, edhe do të më nxierrë përpara më tepërë se dy-mbë-dhietë legjeona ëngjëjsh?
54Qysh do të mbushenë pra shkronjatë, se kështu gjan të bënetë?”
55Mb’ atë orë Jisuj i tha gjëndëjesë: “Posi mbë kursarë keni dalë me thika e me dru të më zëri. Përdita rrinjam te ju tuke mësuarë ndë hieroret, edhe nukë më zutë.
56Po gjithë këjo u bë, që të mbushenë shkronjat’ e profitëvet.” Atëhere gjithë nxënësitë e lanë, e iknë.
57Edhe ata si zunë Jisunë, e prunë te Kajafa kryeprifti, atie ku ishinë mbëledhurë shkronjësit’ edhe pleqtë.
58Po Pietri i vate prapa për së largu, gjer ndë avllit të kryepriftit; edhe si hyri brenda, rrinte bashkë me shërbëtorët, që të shohë të pastajmenë.
59Edhe kryepriftërit’ e pleqt’ e gjithë bashkëndenjia kërkoninë martiri të rreme kundrë Jisujt, që ta vrisinë atë, po nukë gjetnë.
60Edhe ndonëse erthnë shumë martirë të rrem, po nukë gjetnë.
61Edhe pastaj erthnë dy martirë të rrem, e thanë: Kyj tha, se: Munt të prish tempullin’ e Perëndisë, edhe për tri dit ta ndërtonj atë.
62Edhe kryeprifti u ngre e i tha: “Nukë përgjigjesh fare? Ç’martirisnjënë këta kundrë teje?”
63Po Jisuj nukë bënte zë. Edhe kryeprifti u përgjeq e i tha: “Të vë mbë be për Perëndin’ e gjallë, të na thuaç, ndë je ti Krishti, i bir’i Perëndisë.”
64Jisuj i thot’ ati: “Ti po thua; po unë po u them juve, se Që ndashti e paskëtaj do të shihni të birr’e njeriut tuke ndenjurë mb’anë të diathtë të fuqisë, edhe tuke ardhurë mbi ret të qiellit.”
65Atëhere kryeprifti çori rrobet’ e tija, tuke thënë, se: “Vllasfimisi. Ç’nevojë kemi më për martirë? Ja ndashti tek e dëgjuatë vllasfimin’ e ati.
66Si u duketë juve?” Edhe ata u përgjeqnë e thanë:
67“Është fajtuar për vdekëje.” Atëhere i pështynë ati ndër sy, edhe i ranë me shuplaka; edhe të tierë i ranë me shufra, tuke thënë:
68“Profiteps-na, o Krisht, cili ësht’ ay që të ra?”
69Edhe Pietri rrinte përjashta ndë avlli; edhe i erdhi përanë një shërbëtore tuke thënë: :Edhe ti ishnje bashkë me Jisu Galileasinë.”
70Po ay e mohoj përpara të gjithëve, tuke thënë:
71“Nukë di se ç’thua.” Edhe ay kur dolli ndë derët të avllisë, e pa atë një tiatërë, edhe u thot’ atyre që ishinë atie: “Edhe kyj ish bashkë me Jisu Nazareasinë.”
72Edhe përsëri e mohoj me be, se: “Nuk’e njoh atë njeri.”
73Edhe pas pakëzë erthnë përan’ ati ata që ishinë tuke ndenjurë, e i thanë Pietrit: “Me të vërtetë edhe ti je nga ata, sepse edhe të foluritë tat të dëften tyj.”
74Atëhere zuri të nëmnjë e të bënjë be, se: “Nuk’ e njoh atë njeri.”
75Edhe përnjëherë këndoj gjeli. Atëhere i ra ndër mënt Pietrit fial’ e Jisujit që i pat thënë, se: “Përpara se të këndonjë gjeli, tri herë do të më mohonjç”; edhe dolli jashtë, e qjau hidhurë.
Aktualisht i përzgjedhur:
MATTHEUT Krej 26.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.