Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MATTHEUT Krej 11.

Krej 11.
1Edhe Jisuj kur mbaroj tuke porositurë të dy-mbë-dhietë nxënësit’e ti, iku andej, që të mësonjë e të leçisë ndëpër qytetet t’atyre.
2Edhe Joanni kur dëgjoj punërat’e Krishtit ndë burgut, dërgoj dy nga nxënësit’ e ti, e i tha ati:
3Ti je ay që ka për t’ardhurë, apo presmë’ tiatërë?
4Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Shkoni e epni zë Joannit për ato që dëgjoni e shihni.
5Të verburë shohënë, e çala ecënjënë; të krromosurë qëronenë, edhe shurdha dëgjonjënë; të vdekurë ngjallenë, e të vobegjëve u rrëfenet’ ungjilli.
6Edhe i lumur’ ësht’ay që të mos skandhalisetë mbë mua.”
7Edhe këta te po shkoninë, Jisuj zuri t’i thotë gjëndëjesë për Joanninë: “Ç’dualltë të vini re ndë shkretëtirët? Kallam që tundetë nga era?
8Po ç’dualltë të shihni? Njeri veshurë me rrobe të buta? Ja ata që kanë veshurë rrobe të buta, te janë ndëpër shtëpiat të mbëretëret.
9Po ç’dualltë të shihni? Profit? Me të vërtetë po u them juve, edhe më tepërë se profit,
10Sepse kyj ësht’ ay që është shkruarë për atë: “Ja unë të dërgonj ëngjëllinë tim përpara
faqesë sate, ay do të ndreqë udhënë tënde përpara teje”.
11Me të vërtetë po u them juve, se: Ndë mest atyreve që kanë lindurë prej grash nuk’ është ngriturë më i math se Joann pagëzori, po më i vogëli ndë mbëretërit të qiejevet është më i math se ay.
12Edhe që nga dit’ e Ioann pagëzorit gjer ndashti, mbëretëri’ e qiejevet nxitonetë, edhe ata që nxitonjën’ e rrëmbenjën’ atë.
13Sepse gjithë profitërit’ edhe nomi profitërve gjer mbë ditë të Joannit.
14Edhe ndë doni ta prisni këtë fialë, ay ësht’ Ilia, që kishte për t’ardhurë.
15Ay që ka veshë të dëgjonjë, le të dëgjonjë.
16Po me se ta përgjanj këtë bres? I gjan çunavet vegjëlë që rrinë ndëpër tregjet, edhe u thërresënë shokëvet tyre, e thonë:
17U ram fyellit, edhe nukë kërxyetë; u bëm vajë, edhe nuk qjatë.
18Sepse erdhi Joanni që as qante, as pinte; edhe thonë, se: Ka diallinë.
19Erdhi i bir i njeriut tuke ngrën’ e tuke pirë, e thonë: Ja njeri hamës e verë-pirës, miku i kumerqarëvet e i fajtorëvet. Edhe dolli e drejtë dituria nga bijt’ e saj.”
20Atëherë zuri të qërtonjë ato qytetetë, mbë të cilat’ u bënë çudit’ e shuma t’ati, sepse nuk’ u penduanë.
21“Mieri ti, mieri ti Horazin, mieri ti Vithsajdhan, sepse çuditë që janë bërë ndër ju, nd’ ishinë bërë ndë Tyrë e ndë Sidhonë, që kurë do të ishinë penduarë ndë thes’ e ndë hi.
22Veç po u them juve, se ndë Tyrë e ndë Sidhonë më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju.
23Edhe ti Kapernaum, që je ngriturë lart gjer mbë qiellt, do të sbreç gjer ndë hadhë, sepse këto çudi që janë bërë te ti, ndë bëneshinë ndë Sodhomë, kishinë për të mbeturë gjer mbë ditë të sotme.
24Veç po u them juve, se mbë dhe të Sodhomëvet më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë tyj.”
25Nd’ atë kohë Jisuj u përgjeq e tha: “Të lavduronj tyj, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se ua fshehe këto punë të diturëvet e të mënçimëvet, edhe ua sbulove ato foshnjevet.
26Po, o Atë, sepse kështu u pëlqye përpara teje.
27Të gjitha m’u dhanë n’dorë nga im-atë, edhe asndonjë nuk’ e njeh birinë, veç Ati, edhe as Atën’ e njeh njeri, veç biri, edhe ay, të cilit të dojë i biri t’ia sbulonjë.
28Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur’ e të ngarkuarë, edhe unë do t’u prënj juve.
29Ngrini sgjedhënë time mbë qafët tuaj, edhe nxëni prej meje, se jam i butë, edhe i ungjëtë ndë zemërët; edhe do të gjeni të prejturë ndë shpirtërat tuaj.
30Sepse sgjedha ime ësht’ e mirë, edhe barra ime ësht’ e lehtë.

Aktualisht i përzgjedhur:

MATTHEUT Krej 11.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr