MATTHEUT Krej 10.
Krej 10.
1Edhe si thirri të dy-mbë-dhietë nxënësit’e ti, u dha atyre pushtet përmbi frymat e ndyra, që t’i nxjerrën’ ato, edhe të shëronjënë çdo sëmundë e çdo lëngatë.
2Edhe emërat’e të dy-mbë-dhiet’ Apostojvet janë këta: i pari Simoni që thuhetë Pietrë, edhe Andhreu i vëllaj i ati; Jakovi i biri Zevedheut, edhe Joanni i vëllaj i ati;
3Filippi, dhe Varthollomeu; Thomaj, edhe Matthe kumerqari; Jakovi i biri Allfeut, edhe Levveu që u qjuajti përmbiemërë Thadhdhe;
4Simon Kananiti, edhe Judhë Iskarioti, ay që e trathtoj atë.
5Këta të dy-mbë-dhietë dërgoj Jisuj, passi i porositi ata, tuke thënë: “Mos shkoni mb’ udhë gjëntarësh, edhe mos hyni ndë qytet Samaritësh;
6Po më tepërë shkoni ndëpër dhënt të humbura të shtëpisë Israilit.
7Edhe tuke vaturë, leçitni tuke thënë, se: “U afrua mbëretëri’e qiejevet.
8Shëroni të sëmurë, qëroni të krromosurë, [ngjallni të vdekurë], nxirni diaj; dhurëti muartë, dhurëti epni.
9Mos kini ar, as argjënt, as rame ndëpër brezat tuaj.
10Mos kini trastë mb’ udhë, as dy rrobe, as këpucë, as stap; sepse punëtori e vëjen ushqimin’ e ti.
11Edhe mbë çdo qytet a kryefshat që të hyni, vëshgoni cili ësht’ i vëjeturë nd’atë, edhe jitni atie gjersa të dilni.
12Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndetni atë.
13Edhe ndë qoftë shtëpia e vëjeturë, paqtimi juaj le të vinjë mb’atë; po ndë mos qoftë e vëleturë, paqtimi juaj u këtheftë mbë ju.
14Edhe ay që të mos u presë juve, as të mos dëgjonjë fialëtë tuaja, kur të dilni prej asaj shtëpie, a prej ati qyteti, shkuntni pluhurin’e këmbëvet tuaja.
15Me të vërtetë po u them juve, se: Më i duruarshim do të jetë mundimi mbë dhe të Sodhomëvet e të Gomorrëvet ndë ditë të gjyqit, se mb’ atë qytet.
16Ja tek po u dërgonj unë juve posi dhen ndë mes të ujqëret; bëhi pra të urtë posi gjarpinjtë, edhe të butë posi pëllumbatë.
17Edhe ruhi nga njerëzitë, sepse do t’u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndenie, edhe do t’u rrahënë ndëpër sinagogjit të tyre;
18Edhe do t’ u nxierrënë juve për punë time përpara të parësh e përpara mbëretërish, për martiri mb’ ata edhe mbë kombet.
19Po kur t’u apënë juve ndë duar, mos kini kujdes se qysh, a se si do të flisni, sepse do t’u epetë juve nd’ atë orë ç’do të flisni.
20Sepse nukë jeni ju ata që flisni, po Frym’ e Atit tuaj që flet ndër ju.
21Edhe vëllaj do të apë n’ dorë të vëllanë për të vrarë, edhe i ati të birrë; edhe bijtë do të ngrenë krye kundrë përindëvet, e do t’i vrasënë.
22Edhe do t’u kenë mëri juve të gjithë për emërinë tim; edhe ay që të duronjë gjer ndë funt, kyj do të shpëtonjë.
23Po kur t’u ndiekënë juve nga kyj qytet, ikëni mbë tiatrinë; sepse me të vërtetë po u them juve, se: Nukë do t’i mbaroni qytetet’ e Israilit, gjer sa të vinjë i bir’i njeriut.
24Nuk’ është nxënësi përmbi mësonjësinë, as shërbëtori përmbi të zonë.
25Mjaft është për nxënësinë të bënetë si mësonjësi ti, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë qoftë se të zon’ e shtëpisë e qjuajtnë Veelzevull, sa më shumë shtëpiakësit’e ti?
26Mos i kini frikë pra ata, sepse nuk’ është gjë e mbuluarë që nukë do të sbulonetë; edhe gjë e fshehurë që nukë do të dihetë.
27Atë që po u them juve nd’ errësirët, thojeni ndë dritët, edhe atë që dëgjoni ndër vesh, leçiteni përmbi shtëpit.
28Edhe mos kini frikë nga ata që vrasënë trupinë, se shpirtinë s’munt ta vrasënë; po kini frikë më shumë nga ay që munt të humbasë ndë gjehenë edhe shpirtinë edhe trupinë.
29Nukë shitenë dy zoq për një asprë? Po një nga ata nukë do të bierë mbë dhet, pa urdhërin’ e Atit tuaj.
30Po juve edhe gjithë qimet’ e kresë janë numëruarë.
31Mos kini frikë pra, sepse ju ndani nga shumë zoq.
32Kushdo pra që të më rrëfenjë përpara njerëzëvet, edhe unë do ta rrëfenj atë përpara tim Eti që është ndë qiejet.
33Po kush të më mohonjë përpara njerëzëvet, do ta mohonj edhe un’ atë përpara tim Eti që është ndë qiejet.
34Mos kujtoni se kam ardhurë të vë paqtim mbi dhet, s’kam ardhurë të vë paqtim, po thikë.
35Sepse kam ardhurë të ndanj njerinë kundrë t’et, edhe bijënë kundrë s’ëmësë, edhe nusenë kundrë së viehërrësë.
36Edhe arëmiqt’ e njeriut do të jenë shtëpiakësit’e ti.
37Ay që do t’anë a t’ëmënë më tepërë se mua, nuk’ është i vëjeturë për mua; edhe ay që do bir e bijë më tepërë se mua, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua.
38Edhe ay që nukë merr kryqin’e ti, e nukë vien pas meje, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua.
39Ay që gjeti jetën’e ti do ta humbasë; edhe ay që të humbasë jetën’e ti për punë time, do ta gjenjë atë.
40Ay që u pret juve, më ka priturë mua; edhe ay që më pret mua, ka pritur’ atë që më ka dërguarë mua.
41Ay që pret profit mb’ emërë profiti, do të marrë pagë profiti; edhe ay që pret të drejtë mb’ emërë të drejti, do të marrë pagë të drejti.
42Edhe ay që t’i apë një kupë ujë të ftohëtë ndonjërit nga këta të vegjëlitë vetëm mb’ emërë nxënësi, me të vërtetë po u them juve, se nukë do të humbasë pagën’e ti.”
Aktualisht i përzgjedhur:
MATTHEUT Krej 10.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: