LLUKËSË Krej 8.
Krej 8.
1Edhe pastaj ay vij qytet mbë qytet e fshat mbë fshat, tuke leçitur’ e tuke dhënë zën’ e mirë për mbëretërin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhietët’ ishinë bashkë me atë.
2Edhe ca gra që ishinë shëruarë nga fryma të këqia e nga sëmundëje, Maria që qjuhej Magdhalini, prej të cilësë patnë dalë shtatë diaj,
3Edhe Joanna, e shoqeja e Huzajt, kujdestarit Irodhit, edhe Susanna, edhe shumë të tiera, të cilat’ i shërbeninë me pasëjen’ e tyre.
4Edhe si u mbëloth shumë gjëndëje, edhe vininë tek ay prej çdo qyteti, foli me paravoli:
5“Dolli mbiellësi të mbillte farën’e ti; edhe ay tek mbillte, ca ra përanë udhësë, edhe u shkel, edhe shpesët’ e qiellit e hëngrrë.
6Edhe tiatrë ra mbë gur, edhe posa biu u tha, sepse nukë kishte vllak.
7Edhe tiatrë ndë mest të drizavet, edhe si binë drizatë bashkë me atë, e mbytnë.
8Edhe tiatërë ra mbë dhe të mirë, edhe si biu, dha pemë për një një qint.” Tuke thënë këto, thërriste: “Kush ka veshë të ndigjonjë, le të ndigjonjë.”
9Edhe nxënësit’ e ti e pyetinë, tuke thënë: “Ç’do të jetë këjo paravoli?”
10Edhe ay tha: “Juve është dhënë të njihni të fshehëtat’ e mbëretërisë Perëndisë; po të tierëvet me paravoli, që tuke parë të mos shohënë, edhe tuke ndigjuarë të mos kupëtonjënë.
11Edhe paravolia është këjo:
12Fara është fial’ e Perëndisë; të mbiellatë përan’ udhësë jan’ ata që ndigjonjënë; pastaj vien dialli, edhe ngre fialënë prej zemërës’ atyreve, që mos besonjënë e shpëtonjënë.
13Edhe ato mbi gur jan’ ata, që kur ndigjonjënë, presënë fialënë me gëzim; po këta s’kanë rrënjë; sepse ata besonjënë për ca kohë, po ndë kohë të gucimit largonenë.
14Edhe ajo që ra ndër drizat, këta janë sa ndigjuanë, po nga punët’ e nga gjëja e nga pëlqimet’ e kësaj jete shkonjën’ e mbytenë, e nukë bënjënë pemë.
15Edhe ajo që ra ndë dhe të mirë, këta jan’ ata që ndigjuanë fialënë, edhe e mbanë ndë zemërë të bukur’ e të mirë, edhe bënjënë pemë me durim.
16Edhe asndonjë kur ndes kandil, nuk’ e mbulon me enë, a e vë rëposh shtratit; po e vë mbi kandilert, që të shohënë dritënë ata që hynjënë.
17Sepse nuk’ është ndonjë e mbuluarë, që nukë do të sbulonetë; asndonji gjë e fshehëtë, që nukë do të mirretë vesh, e të dalë për faqe.
18Vështroni pra qysh ndigjoni; sepse ati që të ketë, do t’i epetë; edhe ati që të mos ketë, edhe ajo që i duketë se ka, do të merretë prej ati.
19Edhe erdhë tek ay e ëma edhe të vëllezërit’ e ati, edhe nukë mundinë t’i afëroneshinë nga gjëndëja.
20Edhe i dhanë zë, tuke thënë: “Jot ëmë edhe tët vëllezërë kanë ndenjurë jashtë, edhe duanë të të shohënë.”
21Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Mëma ime edhe vëllezërit’ e mi janë këta që ndigjonjënë fialën’ e Perëndisë, edhe e bënjënë.”
22Edhe një ditë ay hyri ndë lundrët bashkë me nxënësit’ e ti, edhe u tha atyre: “Le të shkojmë përtej lëqerit.”
23Edhe lëshuanë. Edhe ata tuke lundruarë, e zuri gjumi. Edhe sbriti një thëllim ere ndë lëqert; edhe lundra po mbushej me ujë, edhe ishinë ndë rrëzik.
24Edhe ata erdhë përanë ati, edhe e sgjuanë, tuke thënë: “Mieshtrë, mieshtrë, po humbasëmë.” Edhe ay u ngrit e qërtoj erënë, edhe valët’ e ujit; edhe pushuanë, e u bë bunacë.
25Edhe u tha atyre: “Ku është besa juaj?” Edhe ata u frikësuan’ e u çuditnë, tuke thënë njëri tietrit: “Vallë cili është kyj që urdhëron erërat’ e ujëtë, edhe i ndigjonjënë?”
26Edhe u hothnë ndë vënt të Gadharinëvet, që është përtej Galilesë.
27Edhe kur dolli mbë tokët, i dolli përpara një njeri prej qytetit, i cili kishte diaj që shumë motesh,, edhe nukë vishte rrobe, edhe nukë rrinte ndë shtëpi, po ndëpër varret.
28Edhe kur pa Jisunë, bërtiti e i ra ndë këmbë, edhe tha me zë të math: “Ç’ke me mua edhe ti, Jisu, i bir’ i Perëndisë lartë? Të lutem, mos më mundo.”
29Sepse ay urdhëroj frymën’ e ndyrë të dalë nga njeriu; sepse shumë kohë e kishte rrëmbyerë, edhe lidhej me vargje, edhe ruhej me hekura këmbësh; po ay këputte të lidhuratë, edhe sillej nga dialli ndëpër shkretëtirat.
30Edhe Jisuj e pyeti, tuke thënë: “Ç’ta thon’ emërinë?” Edhe ay i tha: “Legjeon:; sepse kishinë hyrë tek ay shumë diaj.
31Edhe i luteshinë të mos i urdhëronte të shkoninë nd’ avysë.
32Edhe atie ishte një tuf’ e madhe derrash tuke kulloturë ndë malt; edhe i luteshinë t’i lij të hyninë ndër ata; edhe ay i la.
33Edhe diajtë si duallë prej njeriut, hynë ndë derrat; edhe tuf’ e derravet u turr nga shkëmbit ndë lëqert, edhe u mbyt.
34Edhe kullotësitë, kur panë se ç’u bë, iknë; edhe van’ e dhanë zë ndë qytet e ndëpër arat.
35Edhe duallë të shihinë se ç’u bë; edhe erdhë te Jisuj, edhe gjetnë njerinë, prej të cilit kishinë dalë diajtë, tuke ndenjurë përanë këmbëvet Jisujt, veshur’ e urtësuarë; edhe u frikësuanë.
36U treguan’ edhe ata që e panë, qysh shpëtoj i diallosuri.
37Edhe gjithë shumica e vëndevet rrotullë Gadharinëvet i luteshinë të iknjë nga ata, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ay hyri ndë lundrët, e u këthye.
38Edhe ay njeriu që kishinë dalë diajtë prej ati, i lutej të jetë bashkë me atë; po Jisuj e lëshoj, tuke thënë:
39“Këthehu ndë shtëpit tënde, edhe rrëfe gjithë sa bëri Perëndia te ti.” Edhe ay shkoj tuke leçiturë ndëpër gjithë qytetnë, sa bëri Jisuj tek ay.
40Edhe Jisuj kur u këthye, gjëndëja e priti me gëzim; sepse të gjith’ ishinë tuke pritur’ atë.
41Edhe javoka tek erdhi një njeri që quhej Jair, (edhe ay ishte i pari sinagogjisë) e ra ndër këmbët të Jisujt, e i lutej të hynte ndë shtëpit t’ati;
42Sepse ay kishte një bijë të vetëme afro dy-mbë-dhietë vieç, edhe ajo po vdiste. Edhe ay tek ishte tuke vaturë, gjëndëja po e shtrëngoninë.
43Edhe një grua, që i rrithte gjak dy-mbë-dhiet viet, e cila kishte prishurë gjithë gjënë ndëpër miekësit, po nukë mundi të shëronej as prej ndonjëj,
44U afrua prapa, edhe preku peshin’ e rrobes’ ati; edhe sa-kaqë-herash iu ndalua të rriedhurit’ e gjakut.
45Edhe Jisuj tha: “Kush qe ay që më preku?” Edhe kur mohuanë të gjithë, Pietri edhe ata që ishinë bashkë me atë thanë: “Mieshtrë, gjëndëja të shtypnjën’ e të shtrëngonjënë, edhe ti thua: Kush qe ay që më preku?”
46Po Jisuj tha: “Më preku një njeri, sepse unë mora vesh fuqinë që dolli prej meje.”
47Edhe gruaja kur pa se nukë fshihetë, erdhi tuke u dridhurë, edhe i ra ndër këmbë, e i rrëfeu përpara gjithë llauzit për çfarë pune e preku, edhe se u shërua përnjëherë.
48Edhe ay i tha asaj: “Kij zëmërë, bijë, besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.”
49Edhe ay kur po fliste, vien një njeri prej të parit sinagogjisë, e i thotë: “Se jot bijë vdiq; mos e mundo mësonjësinë.”
50Po Jisuj kur dëgjoj, iu përgjeq, tuke thënë: “Mos kij frikë; veç beso, edhe do të shpëtonjë.”
51Edhe si hyri ndë shtëpit, nukë la asnjë të hynte brënda, përveç Pietrinë edhe Jakovinë edhe Joanninë, edhe tatën’ e vashësë edhe t’ ëmënë.
52Edhe të gjithë po qjanin’ e po ndukeshinë për atë. Edhe ay tha: “Mos qjani; se nukë vdiq, po po flë.”
53Edhe ata e qeshninë, tuke diturë se vdiq.
54Po ay si nxori jashtë të gjithë, e kapi prej dore, edhe bërtiti, tuke thënë:
55“O vashëzë, ngreu.” Edhe asaj i erdhi fryma prapë, edhe u ngjall përnjëherë; edhe ay urdhëroj t’i epin’ asaj të hajë.
56Edhe përindet’ e asaj duallë jashtë mënç; po ay i porositi të mos i thonë njeriu se ç’u bë.
Aktualisht i përzgjedhur:
LLUKËSË Krej 8.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.