«Do ta shuaj fare çdo gjë prej faqes së dheut, kumton ZOTI. Do t'i shuaj njerëzit e kafshët, shpendët e qiellit e peshqit e detit, ngasësit e të paudhët. Do ta zhbij njerëzimin prej faqes së dheut, kumton ZOTI. Do ta ngre dorën kundër Judës, kundër mbarë banorëve të Jerusalemit. Do t'i zhbij prej këtij vendi mbetjet e Baalit, emrat e ithtarëve bashkë me priftërinjtë e tij, ata që, mbi çati, adhurojnë ushtritë e qiellit, që adhurojnë e zotohen për ZOTIN, por që i zotohen edhe Malkamit. Do t'i zhbij ata që i kthyen shpinën ZOTIT, ata që nuk e kërkojnë ZOTIN dhe që prej tij nuk marrin këshillë. Hesht para ZOTIT, Zotit tim, se po afron dita e ZOTIT. ZOTI ka përgatitur fli, të ftuarit i ka shenjtëruar.
Lexo Sofonia 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Sofonia 1:2-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video