Siraku 1
1
Parathënia e përkthyesit
1Shumë mësime të mëdha na janë dhënë nëpërmjet ligjit e profetëve, si dhe prej atyre që erdhën më pas, për të cilat është me vend të lavdërojmë Izraelin, se na mësoi e na urtoi. Dija nuk është vetëm për ata që lexojnë, por edhe për ata që dëshirojnë të mësojnë, ndonëse e kanë të pamundur. Gjyshi im, Jezui, iu përkushtua plotësisht hulumtimit të ligjit e të profetëve dhe leximit të librave të tjerë të etërve. Si u pajis me shumë zotësi, u ul edhe ai vetë për të shkruar lidhur me mësimin dhe urtinë, që ta kenë më të thjeshtë jetesën sipas ligjit edhe ata që duan të mësojnë. Ju lutemi, pra, të lexoni mirë e me kujdes, dhe të na falni në ato raste kur, gjatë përkthimit, nuk kemi arritur t'i godasim siç duhet fjalët, pavarësisht përpjekjeve, sepse ajo që thuhet në hebraisht nuk mbetet njësoj kur kthehet në një gjuhë tjetër. Jo vetëm ky libër, por edhe ligji, edhe profecitë, edhe librat e tjerë, kanë dallime jo të vogla me gjuhën fillestare.
Në vitin e tridhjetetetë të mbretërimit të Evergjetit erdha në Egjipt, qëndrova për ca kohë dhe gjeta një vepër që përmbante mësime jo të vogla. M'u duk mëse e nevojshme t'i vihesha përkthimit të këtij libri, me shumë net pa gjumë dhe mundime, që ta nxirrja në dobi të atyre që jetonin larg atdheut dhe që dëshironin të mësonin e të jetonin sipas ligjit.
Burimi i urtisë
Gjithë urtia vjen nga Zoti,
me të mbetet përjetë.
2Rërën e detit, pikat e shiut
e ditët e amshimit kush i numëron?
3Lartësinë e qiellit dhe gjerësinë e tokës,
humnerën e urtinë,
kush i gjurmon?
4E para nga të gjitha u krijua urtia,
mendimi i urtë, që prej amshimit.
5[Burimi i urtisë është fjala e Perëndisë në lartësi,
udhët e saj, urdhërime të amshuara.]
6Kujt iu zbulua rrënja e urtisë?
Arritjet e saj kush i kuptoi?
7[Kujt iu shfaq dija e urtisë?
Përvojën e saj kush e rroku?]
8Një është i urti i frikshëm,
në fronin e vet rri ulur.
9Vetë Zoti e krijoi,
e pa dhe e mati,
e zbrazi te tërë veprat e tij
10e mbi çdo vdekatar, bujarisht.
Të gjithë atyre që e duan ua fali.
11Droja e Zotit është lavdi e krenari,
gëzim e kurorë ngazëllimi.
12Droja e Zotit ngazëllon zemrën,
jep urti, gëzim e jetëgjatësi.
13Kush druan Zotin ka fund të mbarë,
në ditën e mbrame do të bekohet.
14Droja e Zotit është fillimi i urtisë,
u ngjiz me besimtarët që në mitër.
15Mes njerëzve vuri themel të amshuar,
pasardhësve të tyre u besohet.
16Droja e Zotit e përsos urtinë,
besnikët i ënd me frytet e veta.
17Shtëpinë ua mbush përherë me ç'u do zemra,
qilarët plot me të mirat e saj.
18Kurora e urtisë është droja e Zotit,
përtërin paqen, këndell shëndetin.
19Ai e pa dhe e mati,
dijen dhe njohurinë i derdhi si shi,
ata që e ruajtën i lartoi me lavdi.
20Rrënja e urtisë është droja e Zotit,
degët e saj, jetëgjatësi.
21[Droja e Zotit mban larg mëkatet,
sa të jetë ajo rri larg zemërimi.]
22Zemërimi i padrejtë nuk përligjet dot,
pesha e zemërimit e fundos mbartësin.
23Njeriu i duruar i vë cak zemërimit,
shpërblehet me ngazëllim.
24U vë fre fjalëve,
shumë gojë e rrëfejnë mençurinë e tij.
25Ndër thesaret e urtisë ka thënie diturie,
por mëkatarit i neveritet fetaria.
26Kush dëshiron urtinë, le të mbajë urdhërimet
dhe Zoti do ta mbushë me urti.
27Urtia dhe mësimi janë droja e Zotit,
besnikëria dhe përulësia, ënda e tij.
28Mos dil kundër drojës së Zotit,
mos e kërko me zemër dyshuese.
29Mos u shtir në sytë e njerëzve,
ki kujdes se ç'nxjerr nga goja.
30Mos e lartëso veten, që të mos rrëzohesh
e shpirtin ta çnderosh.
Zoti do t'i zbulojë të fshehtat e tua,
në mes të bashkësisë do të të poshtërojë,
se nuk iu afrove drojës së Zotit,
dhe zemrën e ke plot mashtrim.
Aktualisht i përzgjedhur:
Siraku 1: AL1
Thekso
Ndaje
Kopjo
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: