Ditët e rinisë ia shkurtove, me turp e mbulove. selah Deri kur, o ZOT? A do të fshihesh përgjithmonë? A do të djegë si flaka zemërimi yt? Kujtohu sa e shkurtër është jeta ime! A thua më kot i krijove gjithë bijtë e njerëzve? Kush do të jetojë pa e parë vdekjen? Kush do t'ia shpëtojë shpirtin prej skëterrës? selah Ku janë mirësitë e tua të dikurshme, o Zot, që ia premtove Davidit në besnikërinë tënde? Kujto, o Zot, poshtërimin e shërbëtorëve të tu, fyerjen e shumë popujve, që më rëndon në gji, poshtërimin që bëjnë armiqtë e tu, o ZOT, çnderimin që i bëjnë hapave të të vajosurit tënd.
Lexo Psalmet 89
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 89:46-52
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video