Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 5

5
1Mjeshtrit të korit. Për fyell. Psalm i Davidit.
2Dëgjoji, o Zot, fjalët e mia,
përfille rënkimin tim.
3Thirrjes sime për ndihmë vëri vesh,
o mbreti im e Perëndia im,
se ty ta drejtoj lutjen time.
4Në mëngjes, o Zot, ti e dëgjon zërin tim,
në mëngjes, kur përgatitem për ty e pres.
5Ti nuk je Perëndi që i pëlqen e keqja,
pranë teje nuk ka vend ligësia,
6as krenarët nuk të dalin dot para.
Ti i urren të gjithë ata që bëjnë paudhësi,
7ata që thonë gënjeshtra i shkatërron
dhe gjakatarët e mashtruesit të neveriten.
8Por unë do të hyj në shtëpinë tënde
falë mirësisë sate të madhe
e do të përkulem me nderim#5.8 ose: frikë
në tempullin tënd të shenjtë.
9Udhëhiqmë, o Zot, me drejtësinë tënde,
meqë kam armiq,
rrafshoje para meje udhën tënde.
10Në gojën e tyre nuk ka asgjë të vërtetë,
përbrenda janë të rrënuar,
grykën e kanë si varr të hapur,
e me gjuhë thurin lajka.
11Ndëshkoji, o Perëndi,
nga qëllimet e tyre u shkatërrofshin,
dëboji për paudhësitë e tyre të shumta,
se kanë ngritur krye kundër teje.
12Por, ata që kërkojnë strehë te ti le të gëzojnë
e përherë të brohorasin.
Paçin mbrojtjen tënde
e u ngazëllefshin për ty ata që duan emrin tënd.
13Se ti, o Zot, e bekon të drejtin
dhe e mbështjell me mirëdashjen tënde si me mburojë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 5: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë