Përse vlojnë kombet dhe popujt pëshpëritin kotësi? Mbretërit e tokës po ngrihen dhe prijësit po mblidhen bashkë kundër ZOTIT e kundër të vajosurit të tij. «T'i këputim vargonjtë e tyre, litarët e tyre t'i hedhim tej». Ai që rri në qiell qesh, ZOTI tallet me ta. Atëherë, u flet me turfullimë, me zemërimin e vet i tmerron: «Mbretin tim e vura në Sion, në malin tim të shenjtë». Do të shpall vendimin e ZOTIT. Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur. Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim, tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim. Me skeptër hekuri do t'i thyesh, si enë poçari do t'i copëtosh». Prandaj, silluni me urti, o mbretër, vini mend, o gjyqtarë të tokës. Shërbejini ZOTIT me drojë, me dridhma gëzohuni; nderoni birin e tij, që Zoti të mos zemërohet e ju të mos birreni udhës, se zemërimi i tij është i shpejtë. Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.
Lexo Psalmet 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 2:1-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video