Deri kur do të më harrosh, o ZOT? Deri kur do ta fshehësh fytyrën prej meje? Deri kur do të kem ankth në shpirt e brengë në zemër gjithë ditën? Deri kur armiku do të ngadhënjejë mbi mua? Shikomë e përgjigjmu, o ZOT, Perëndia im! Jepu dritë syve të mi, që të mos më zërë gjumi i vdekjes, që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!» që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët. Por unë kam besim në mirësinë tënde, zemra ime u gëzoftë për shpëtimin tënd. Do t'i këndoj ZOTIT për të mirat që më dha.
Lexo Psalmet 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 13:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video