Psalmet 13:1-6
Psalmet 13:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Nder kurë, o Zot, ke me më harruem gjithë nji? Nder kurë ke me këthyem mbë-nj’-anë faqenë tande prei meje? Nder kurë kam me bamë këshille ndë shpirt t’em, të dhimptuna ndë zemërët t’eme për ditë? Nder kurë ka me u naltuem anëmiku em mbi mue? Ven’ore, ndëgjo-më, o Zot Perëndia em, ndrit syt’ e mi, mos fle ndonji herë gjumin’ e vdekësë, mos thotë ndonji herë anëmiku em: Dola ma i fortë se ai, edhe të gëzohen’ ata qi më shtrëngojënë, ndë u tunça. Por unë shpëreva mbë përdëlliminë tand, zemëra eme ka me u gëzuem mbë shpëtiminë tand. Kam me i kënduem Zotit, sepse më bani mirë.
Psalmet 13:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Deri kur do të më harrosh, o ZOT? Deri kur do ta fshehësh fytyrën prej meje? Deri kur do të kem ankth në shpirt e brengë në zemër gjithë ditën? Deri kur armiku do të ngadhënjejë mbi mua? Shikomë e përgjigjmu, o ZOT, Perëndia im! Jepu dritë syve të mi, që të mos më zërë gjumi i vdekjes, që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!» që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët. Por unë kam besim në mirësinë tënde, zemra ime u gëzoftë për shpëtimin tënd. Do t'i këndoj ZOTIT për të mirat që më dha.
Psalmet 13:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde? Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua? Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes, dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem. Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd; unë do t'i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.