Lum gjithë ata që ZOTIN druajnë dhe ecin udhëve të tij. Do të hash frytin e duarve të tua, do të jesh i lum e do të kesh të mira. Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore në dhomat e shtëpisë sate, bijtë e tu si filiza ulliri përreth tryezës sate. Ja, kështu do të bekohet njeriu, që ZOTIN druan. Të bekoftë ZOTI prej Sionit e pafsh të mirën e Jerusalemit tërë ditët e jetës sate! Pafsh edhe bijtë e bijve të tu! Paqe mbi Izraelin!
Lexo Psalmet 128
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 128:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video