Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 12

12
1Mjeshtrit të korit, për tetë korda. Psalm i Davidit.
2Shpëtomë, o Zot, se po zhduket i drejti,
s'ka më besnikë ndër bijtë e njerëzve.
3Njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin,
lajkatojnë me buzë, por dyshojnë në zemër.
4 Zoti preftë çdo buzë lajkatare
e çdo gjuhë që flet fjalë të mëdha.
5Sepse ata thonë:
«Jemi të fortë nga goja.
Me buzët që kemi,
kush mund të na sundojë?».
6«Por tani do të ngrihem», thotë Zoti,
«se të varfrit po shtypen,
skamnorët po rënkojnë.
Do t'i shpëtoj nga ai që i bën të gulçojnë#12.6 të tjerë: e do ta shpëtoj atë që e përbuzin».
7Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra,
argjend i shkrirë në furrë dheu,
argjend i pastruar shtatë herë.
8Ti, o Zot, e mban fjalën#12.8 ose: do t'i ruash
dhe do t'i shpëtosh nga kjo brezni përherë.
9Të paudhët bredhin anekënd,
sikurse shtohet edhe ndyrësia e njerëzve.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 12: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë