Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 1:10-16

Fjalët e urta 1:10-16 AL1

Biri im, nëse mëkatarët të ngucin, mos u vër vesh. Po të thonë: «Eja me ne! Të zëmë pritë për gjak, t'i ngremë kurth të pafajshmit, më kot; t'i përpijmë të gjallë, si skëterra, njëcopësh, si ata që zbresin në varr, të përlajmë çdo gjë të çmueshme e t'i mbushim shtëpitë me plaçkë; hidh short me ne e do të mbajmë një qese për ne të gjithë», ti, biri im, mos shko udhës së tyre, të mos shkelë këmba jote në atë shteg, se këmbët e tyre turren drejt së keqes e nxitojnë për të derdhur gjak.