Fjalët e urta 1:10-16
Fjalët e urta 1:10-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Biri im, nëse mëkatarët të ngucin, mos u vër vesh. Po të thonë: «Eja me ne! Të zëmë pritë për gjak, t'i ngremë kurth të pafajshmit, më kot; t'i përpijmë të gjallë, si skëterra, njëcopësh, si ata që zbresin në varr, të përlajmë çdo gjë të çmueshme e t'i mbushim shtëpitë me plaçkë; hidh short me ne e do të mbajmë një qese për ne të gjithë», ti, biri im, mos shko udhës së tyre, të mos shkelë këmba jote në atë shteg, se këmbët e tyre turren drejt së keqes e nxitojnë për të derdhur gjak.
Fjalët e urta 1:10-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano, në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajshmit pa ndonjë shkak; le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë; ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka; ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme"; biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre, sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.