Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Abdia 1

1
Krenaria e Edomit
1Vegimi i Abdisë.
«Kështu thotë Zoti, Zoti im, për Edomin:
dëgjuam një lajm prej Zotit,
kasneci shpalli mes kombeve:
“Ngrihuni! Përpara në luftë kundër Edomit!”.
2Ja, të bëra të vogël mes kombeve,
shumë do të të përbuzin.
3Të gënjeu mendjemadhësia,
ty që në shkrepa shkëmbinjsh#1.3 ose: shkrepat e Selaut banon
e në banesa fisnike qëndron.
Me vete thua:
“Kush do të më hedhë përtokë?”.
4Edhe sikur të fluturosh lart porsi shqiponja,
ndër yje ta ngresh folenë,
poshtë do të të hedh,
kumton Zoti.
5Nëse kusarët, grabitësit e natës, hyjnë brenda,
a nuk do të bastisin vetëm aq sa munden?
Nëse korrësit vijnë për të korrur,
a nuk do të lënë mbrapa ndonjë kalli?
Por ti, ke marrë fund krejt!
6Ah, si u plaçkit Esau!
Si u rrëmuan thesaret e tij!
7Të zbuan përtej kufijve tërë besëlidhësit e tu,
të mashtruan, të mposhtën paqedashësit e tu.
Miqtë e sofrës pritë të kanë vënë,
por ti s'kupton gjë.
8Atë ditë, kumton Zoti,
a nuk do ta shuaj të urtin prej Edomit,
mençurinë prej malit të Esaut?
9Trimat e tu do të tmerrohen, o Teman,
e në malin e Esaut
kërdija do të zhbijë çdokënd.
10E dhunove vëllain tënd, Jakobin,
ndaj turpi do të të mbulojë
e do të shuhesh përgjithmonë.
11Ditën kur ndenje mënjanë,
kur të ardhurit ia zunë rob pasurinë#1.11 ose: ushtrinë,
kur të huajt i hynë në qytet,
e për Jerusalemin hodhën short,
edhe ti ishe si një prej tyre.
12Ti s'duhej të rrije e të vështroje,
ditën kur yt vëlla u zu ngushtë.
S'duhej të festoje,
ditën kur bijtë e Judës u shkatërruan.
S'duhej të mburreshe,
ditën e fatkeqësisë.
13S'duhej të hyje brenda qytetit të popullit tim,
ditën kur u shkatërrua,
e as të kundroje të keqen që e zuri,
ditën kur u shkatërrua.
S'duhej t'ia prekje pasurinë,
ditën kur u shkatërrua.
14S'duhej të rrije udhëkryqeve,
për të vrarë të ikurit e tij.
S'duhej t'i dorëzoje ata që shpëtuan,
ditën e fatkeqësisë.
15Po afron dita e Zotit kundër gjithë kombeve.
Siç bëre, do të ta bëjnë,
sjellja jote do të të bjerë kokës si shpërblim.
16Kupën që pitë në malin tim të shenjtë,
mbarë kombet do ta pinë përherë.
Do të pinë, do të rrëkëllejnë,
do të shuhen si të mos kishin qenë kurrë!
17Ata që shpëtuan do të mbesin në malin Sion,
e ai do të jetë i shenjtë.
Do ta zotërojë pronën e vet shtëpia e Jakobit.
18Zjarr do të jetë shtëpia e Jakobit,
flakë shtëpia e Jozefit,
por shtëpia e Esaut kashtë e thatë.
Do ta djegin e do ta përpijnë,
askush prej shtëpisë së Esaut
nuk do të shpëtojë gjallë,
se kështu foli Zoti.
19Të ardhurit prej jugut do ta pushtojnë malin e Esaut,
ata prej perëndimit do t'i sundojnë filistinët.
Do ta pushtojnë vendin e Efraimit e të Samarisë,
Benjamini Gileadin do ta sundojë.
20Mërgimtarët e kësaj morie, bijtë e Izraelit,
do ta marrin Kanaanin deri në Sareptë.
Mërgimtarët e Jerusalemit, që janë në Sefarad,
do të pushtojnë qytetet e Negevit.
21Do të ngjiten çlirimtarët në malin e Sionit,
që të gjykojnë malin e Esaut,
dhe mbretëria Zotit do t'i përkasë».

Aktualisht i përzgjedhur:

Abdia 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë