Po afron dita e ZOTIT kundër gjithë kombeve. Siç bëre, do të ta bëjnë, sjellja jote do të të bjerë kokës si shpërblim. Kupën që pitë në malin tim të shenjtë, mbarë kombet do ta pinë përherë. Do të pinë, do të rrëkëllejnë, do të shuhen si të mos kishin qenë kurrë! Ata që shpëtuan do të mbesin në malin Sion, e ai do të jetë i shenjtë. Do ta zotërojë pronën e vet shtëpia e Jakobit. Zjarr do të jetë shtëpia e Jakobit, flakë shtëpia e Jozefit, por shtëpia e Esaut kashtë e thatë. Do ta djegin e do ta përpijnë, askush prej shtëpisë së Esaut nuk do të shpëtojë gjallë, se kështu foli ZOTI.
Lexo Abdia 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Abdia 1:15-18
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video