Vegimi i Abdisë. «Kështu thotë ZOTI, Zoti im, për Edomin: dëgjuam një lajm prej ZOTIT, kasneci shpalli mes kombeve: “Ngrihuni! Përpara në luftë kundër Edomit!”. Ja, të bëra të vogël mes kombeve, shumë do të të përbuzin. Të gënjeu mendjemadhësia, ty që në shkrepa shkëmbinjsh banon e në banesa fisnike qëndron. Me vete thua: “Kush do të më hedhë përtokë?”. Edhe sikur të fluturosh lart porsi shqiponja, ndër yje ta ngresh folenë, poshtë do të të hedh, kumton ZOTI. Nëse kusarët, grabitësit e natës, hyjnë brenda, a nuk do të bastisin vetëm aq sa munden? Nëse korrësit vijnë për të korrur, a nuk do të lënë mbrapa ndonjë kalli? Por ti, ke marrë fund krejt! Ah, si u plaçkit Esau! Si u rrëmuan thesaret e tij! Të zbuan përtej kufijve tërë besëlidhësit e tu, të mashtruan, të mposhtën paqedashësit e tu. Miqtë e sofrës pritë të kanë vënë, por ti s'kupton gjë.
Lexo Abdia 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Abdia 1:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video