Mateu 13:33-35
Mateu 13:33-35 AL1
U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër: «Mbretëria e qiejve ngjan me tharmin që e mori një grua dhe e përzjeu me tri masa miell, derisa u mbrujt i gjithë brumi». Jezui ua tha turmave të gjitha këto gjëra me shëmbëlltyra e nuk u fliste pa shëmbëlltyra, që të përmbushet çfarë është thënë përmes profetit: do të flas me shëmbëlltyra, do të tregoj çfarë ishte e fshehur që nga fillimi i botës.

