Mateu 13:33-35
Mateu 13:33-35 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër: «Mbretëria e qiejve ngjan me tharmin që e mori një grua dhe e përzjeu me tri masa miell, derisa u mbrujt i gjithë brumi». Jezui ua tha turmave të gjitha këto gjëra me shëmbëlltyra e nuk u fliste pa shëmbëlltyra, që të përmbushet çfarë është thënë përmes profetit: do të flas me shëmbëlltyra, do të tregoj çfarë ishte e fshehur që nga fillimi i botës.
Mateu 13:33-35 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ai u tha atyre një shëmbëlltyrë tjetër: ''Mbretëria e qiejve i ngjan majasë që e merr një grua dhe zë brumë me tri masa miell derisa brumi të mbruhet plotësisht''. Jezusi ua tha turmave të gjitha këto gjëra në shëmbëlltyra; dhe u fliste atyre vetëm në shëmbëlltyra, që të përmbushej ç'është e thënë nëpërmjet profetit: ''Unë do të hap gojën time në shëmbëlltyra dhe do të zbuloj gjëra të fshehura që nga themelimi i botës''.