Atëherë Jezui filloi të qortonte qytetet ku u bënë pjesa më e madhe e mrekullive të tij, por që nuk ishin penduar: «Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaidë! Po të ishin bërë në Tir e në Sidon mrekullitë që u bënë ndër ju, ata do të ishin penduar me kohë, duke veshur thasë e duke hedhur hi mbi kokë. Por unë po ju them se Tiri e Sidoni do ta kenë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit. Po ti, Kafarnaum, mos vallë do të lartësohesh deri në qiell? Në skëterrë do të plandosesh. Sepse Sodoma do të kishte mbetur deri më sot po të ishin bërë aty mrekullitë që u bënë te ti. Por po ju them se toka e Sodomës do ta ketë më të lehtë se ju në ditën e gjykimit».
Lexo Mateu 11
Dëgjoj Mateu 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 11:20-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video